Aktualitet

Me makina luksoze, kapen 3 të rinj në Tiranë/ Kishin marrë drogë por sërish ishin në timon

4 Maj 2022, 11:31 Nga DOSJA
Me makina luksoze, kapen 3 të rinj në Tiranë/ Kishin marrë

TIRANË- 3 drejtues mjetesh janë arrestuar nga policia rrugore e Tiranës. Një 23 vjeçarë i identifikuar me inicialet E. A., së bashku më një tjetër 26-vjeçarë i identifikuar me inicialet J. M., janë arrestuar nga policia pasi gjatë kontrollit i janë nënshtruat kryerjes së testit të drogës dhe kanë rezultuar përdorues të lëndëve narkotike

Dy të rinjt do të ndqien penalisht për vepren penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”. 

Ndërkohë një tjetër 27-vjeçarë i identifikuar me inicialet V. D., banues në Selanik gjithashtu do të ndiqet penalisht për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Moskallëzimi i krimit”.

Njoftimi i plotë i policisë: 

Tiranë

Policia Rrugore e Tiranës arreston në flagrancë 3 drejtues të tjerë mjetesh që drejtonin mjetet e tyre, nën efektin e lëndëve narkotike.

Që nga nisja e përdorimit të aparatit AquilaScan, para dy javësh, janë vënë në pranga 7 shtetas që janë kapur në flagrancë duke drejtuar mjetet e tyre, nën efektin e lëndëve narkotike.

Policia Rrugore e Tiranës, gjatë kontrolleve parandaluese me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor apo drejtojnë automjetet në mënyrë të parregullt, kanë arrestuar në flagrancë 3 drejtues automjetesh, shtetasit:

– E. A., 23 vjeç dhe J. M., 26 vjeç, të dy banues në Tiranë, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”; – V. D., 27 vjeç, banues në Selanik, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Moskallëzimi i krimit”;

Gjatë kryerjes së testit të drogës, me aparatin AquilaScan, ka rezultuar se këta shtetas drejtonin mjetet e tyre, nën efektin e lëndëve narkotike. Gjithashtu, gjatë kontrollit në automjetin që drejtonte shtetasi V. D., pasagjerit në këtë mjet, shtetasit A. M. iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa.

Policia Rrugore e Tiranës apelon për zbatim me rigorozitet të rregullave të qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin pa pagesë 112, çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor.

(j.c)/dosja.al 

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen tre drejtues mjetesh policia rrugore testi i drogës tirane arrestohen tre drejtues mjetesh policia rrugore testi i drogës tirane

Sondazh

Poll