Aktualitet

VD-Me 16 maj votohet për presidentin, Spiropali në merak:Aman, vetëm me 17 jo. Kemi kujtime

4 Maj 2022, 11:52 Nga DOSJA
VD-Me 16 maj votohet për presidentin, Spiropali në merak:Aman,

TIRANË– Më 16 maj do të nisë raundi i parë i votimit për presidentin e ri në Kuvendin e Shqipërisë, kjo me kërkesë të ministres për Marrëdhëniet me Kuvendin, Elisa Spiropali. Teksa Balla po negocionte për datën me përfaqësuesit e Partisë Demokratike, Spiropali ka ndërhyrë duke kërkuar që vetëm në një datë të mos ndodhte. Kërkesa e saj ishte posaçërisht për datën “17 maj”, duke e cilësuar një ditë tersi për politikën në vend.

PJESË NGA BISEDA:

Taulant Balla: Data 16 të jetë raundi i parë…
Elisa Spiropali: Vetëm 17 maj jo, kemi kujtime…

Po ç’ka ndodhur më 1 maj dhe pse e ka me “frikë” këtë datë Spiropali?

Në vitin 2017, më 17 maj, 3 muajt e ngërçit politik në Shqipëri përfunduan pasi kryeministri Edi Rama dhe asokohe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thanë se kishin arritur një marrëveshje mbi pjesëmarrjen e të gjitha partive në zgjedhjet e ardhshme (të 2017-ës). Negociatat e tensionuara përfunduan me Ramën dhe Bashën që dhanë dorën njëri-tjetrit pas një bisede kokë më kokë që zgjati për më shumë se katër orë.

(k.m/dosja.al)

 

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

kryesore politike elisa spiropali taulant balla zgjedhja e presidentit te ri elisa spiropali taulant balla zgjedhja e presidentit te ri

Sondazh

Poll