Aktualitet

Drogë me vlerë rreth 1 milion euro, arrestohet 39-vjeçari shqiptar në Itali

4 Maj 2022, 10:49 Nga DOSJA
Drogë me vlerë rreth 1 milion euro, arrestohet 39-vjeçari

ITALI- Një 39-vjeçar shqiptar është vënë në prangat e policisë në Itali pasi ndaj tij ekziston një dëmin prej 4 vitesh për trafikim të lëndëve narkotike pasi në 2020 u arrestua në flagrancë

Sipas mediave italiane, në korrik të 2020 ai u ndalua së bashku me një bashkëpunëtor me shtatë pako prej 1.150 kilogramësh kokainë secila e fshehur brenda një fundi të dyfishtë të bërë poshtë sediljeve të pasme, nën bagazhin e Seat Altea Xl në të cilën ai po udhëtonte së bashku me një bashkëpunëtor.

Së bashku me drogën u gjetën edhe 5 mijë euro cash, sërish në fund të dyfishtë, plus 1300 euro të tjera që shoferi mbante në xhep, si dhe 3 celularë dhe një navigator. Kërkimet në shtëpi bënë të mundur gjetjen edhe 10 mijë euro, përveç 5-ve që kishte në xhep. Droga e përpunuar dhe e prerë do të kishte bërë të mundur trefishimin e peshës, duke i dhënë kështu fitime rreth një milion euro.

(d.a/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet shqiptari ne itali policia italiane arrestohet shqiptari ne itali policia italiane

Sondazh

Poll