Aktualitet

Kapet me 87 mijë euro në makinë i riu në Fier, Policia ia sekuestron

4 Maj 2022, 10:39 Nga DOSJA
Kapet me 87 mijë euro në makinë i riu në Fier, Policia ia

FIER– Një 30-vjeçar është marrë nën hetim nga Policia e Fierit, pasi në makinë i janë kapur 87.950 euro. Bëhet me dije se është proceduar penalisht G. R., 30 vjeç. Të riut i është gjetur kjo shumë gjatë kontrollit në mjetin e tij, tip “Mercedez Benz”. Sipas Policisë, 30-vjeçari nuk kishte dokumentacion që verteton burimin e ligjshëm të tyre. Nga veprimet hetimore dyshohet se shuma e parave është përfituar nga aktivitete të kundërligjshme.

Njoftimi i plotë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Gjurmë”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të pastrimit të parave. Sekuestrohen 87.950 euro, të dyshuara të përfituara nga aktivitete të kundërligjshme. Procedohet penalisht poseduesi i tyre, për veprën penale “Pastrimi i produktit të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Fier proceduan penalisht shtetasin G. R., 30 vjeç, banues në Vlorë, pasi gjatë kontrollit, në automjetin tip “Benz” në pronësi të tij, u gjetën 87.950 euro, për të cilat 30-vjeçari nuk kishte dokumentacion që verteton burimin e ligjshëm të tyre. Nga veprimet hetimore dyshohet se shuma e parave është përfituar nga aktivitete të kundërligjshme.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua shuma e eurove dhe automjeti me të cilin udhëtonte ky shtetas. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Pastrimi i produktit të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

(k.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet fier policia e fierit fier policia e fierit

Sondazh

Poll