Aktualitet

“Ka bekimin e tij”/ Rrëfehet i penduari i “Ndrangheta-s”, kush është ministri që i ndihmoi

4 Maj 2022, 10:27 Nga DOSJA
“Ka bekimin e tij”/ Rrëfehet i penduari i

ITALI- Një i penduar i ri – i dymbëdhjeti në zonën Vibonese – ka nxjerrë deklarata të reja. Emra të tjerë, disa, të mbuluar nga dëshmitë, si dhe faqet e plota të depozitimit të bërë nga Antonio Guastalegname – i cili vendosi të pendohej sepse “mbeti vetëm” pas një dënimi 30-vjeçar për vrasje. Antonio Guastalegname, i penduari i mafies kalabreze Ndrangheta, ka rrëfyer emra e ngjarje mbi rrjetin e trafikut të drogës nga Brazili e Shqipëria drejt Italisë, teksa përmend edhe zyrtarë të lartë shqiptarë. 54-vjeçari, i arrestuar në kuadër të megaporcesit të emërtuar “Rinascita Scott” flet për lidhjet e bosëve mafiozë të Ndranghetas me emra të rëndësishëm të politikës shqiptare.

Sipas tij, Valerio Navarra, një person shumë i afërt me bosin e drogës Antonio Giuseppe Açorint, i kishte thënë se kishte mbështetjen e qeverisë shqiptare dhe se subjekti i korruptuar ishte ministri i Drejtësisë ose i Brendshëm. Një lidhje që bashkëpunëtori i drejtësisë thotë se kishte mësuar nga Robert Lazaj, i arrestuar në qershor të 2020.

“Navarra – siç raporton i penduari – kishte kontakte me subjektet shqiptare të krimit.“

“Ky i fundit – thotë Guastalegname – kishte mbështetjen e qeverisë shqiptare, nëse më kujtohet mirë subjekti i korruptuar ishte ministri i Drejtësisë ose i Brendshëm ose në çdo rast një figurë e rëndësishme politike shqiptare”.

Një lidhje që bashkëpunëtori i drejtësisë thotë se e ka mësuar nga një farë Eduardi apo Roberti gjatë një udhëtimi në Firence-Bologna: Më propozoi ta shisja direkt, pa ndërmjetës. Droga e tyre tregëtohej lirisht në stadiumet e Piemonte dhe për të më joshur nënvizoi lehtësinë me të cilën ata mund të organizonin importet e “barit” falë mbështetjes në qeverinë shqiptare.

Për hetuesit do të ishte Robert Lazaj, i lindur në Shqipëri në vitin 1972. I njëjti që Guastalegname e njeh në foto: Konfirmoj – nënvizon ai – se ky është personi të cilit i referohesha dhe është i afërmi i ministrit të qeverisë shqiptare që ka siguruar mbulimin e këtyre trafiqeve.

Sipas Guastalegname, Robert Lazaj i prezantohej si familjar i afërt i ministrit të qeverisë shqiptare e që garantonte sigurinë e këtyre trafiqeve. Nuk dihet se për çfarë periudhe flet dëshmia e të penduarit të drejtësisë dhe as se për cilin ministër shqiptarë.

Marrë nga catanzaro.gazzettadelsud.it

(k.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll