Aktualitet

Sherr mes të rinjve në Durrës/ Plagoset me thikë 15-vjeçari, arrestohet autori

4 Maj 2022, 07:13 Nga DOSJA
Sherr mes të rinjve në Durrës/ Plagoset me thikë

DURRËS– Një sherr mes disa të rinjve ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Durrësit. Në orën 08:15, në lagjen nr.15 të Durrësit, personi me inicialet A. Ç, ka qëlluar me mjet prerës në këmbë bashkëmoshatarin e tij në ambientet e jashtme të shkollës. I plagosuri është dërguar në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa falë ndërhyrjes së shpejtë të shërbimeve të policisë u bë e mundur kapja dhe shoqërimi në ambientet e komisariatit, e autorit të dyshuar.

NJOFTIMI I POLICISË:

Rreth orës 08:15, në lagjen nr.15 Durrës, shtetasi A. Ç., 15 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), në këmbë, një bashkëmoshatar të tij, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Falë ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimeve Policisë u bë e mundur kapja dhe shoqërimi në ambientet e Policisë, e autorit të dyshuar, shtetasit A. Ç. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

(A.B)Dosja.al

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet durres plagosje ne durres durres plagosje ne durres

Sondazh

Poll