Sport

Jurgen Klopp, njeriu që po shkruan historinë në futbollin britanik…

4 Maj 2022, 04:14 Nga DOSJA
Jurgen Klopp, njeriu që po shkruan historinë në futbollin

SPANJE – Liverpool do të luajë një finale të re të Champions League, e treta në katër vjet që kur Jurgen Klopp drejton në “Anfield”. Skuadra ‘Reds’ kapërceu një Villarreal të madh, me më shumë vështirësi nga ç’pritej dhe pa e ditur, trajneri gjerman shkroi historinë duke arritur në finalen e tretë në të njëjtin sezon.

Askush më parë nuk kishte arritur të kualifikonte ekipin e tij për të luajtur në finalen e Kupës së Ligës, finalen e FA dhe finalen e Champions League në të njëjtin sezon.

Klopp është trajneri i parë në histori që arrin këtë moment historik. Në fakt, Liverpooli i tij po përpiqet të arrijë sezonin perfekt, duke fituar të katër titujt që janë në lojë këtë sezon.

Ata tashmë kanë fituar Kupën e Ligës ndaj Chelseas, i njëjti rival me të cilin do të luhet titulli i FA Cup të shtunën e ardhshme, më 14 maj. Finalja e Champions Leagues do të luhet kundër Real Madridit ose Cityt, ku me këtë të fundit ai po lufton për të ngritur titullin e Premierligës, duke qenë vetëm një pikë prapa lojtarëve të Pep Guardiolës.

B.T (Dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

sport sport “the reds”-at e liverpoolit të jurgen klopp historia e jurgen klopp trajnerin e saj gjerman jurgen klopp “the reds”-at e liverpoolit të jurgen klopp historia e jurgen klopp trajnerin e saj gjerman jurgen klopp

Sondazh

Poll