Sport

Ceferin ka një shpjegim: “PSG dhe Bayern janë “viktima” të Ligue 1 dhe Bundesligës”…

4 Maj 2022, 04:20 Nga DOSJA
Ceferin ka një shpjegim: “PSG dhe Bayern janë

ZVICER – Aleksander Ceferin nuk ka një opinion shumë të mirë për nivelin e Ligue 1 dhe Bundesligës. E këtë nuk e ka fshehur presidenti i UEFA-s gjatë një interviste për median kroate “Sportske”.

Për liderin slloven, “mungesa e konkurrencës” në këto dy kampionate, të cilat janë “plotësisht të dominuara nga të njëjtat skuadra” shpjegon pjesërisht eliminimet e Bayern Munichut dhe PSG-së në Champions League këtë sezon. Parizienët u eliminuan ndaj Real Madridit në fazën e 1/16-ave, ndërsa bavarezët u mposhtën nga Villarreali në çerekfinale

“Është e vërtetë që këto dy liga nuk janë të forta,– është shprehur Ceferin përpara se të krahasonte pesë kampionatet e mëdha. – Ka më shumë konkurrencë në Itali, por ata nuk janë të fortë financiarisht. Premier League ka kampionatin më të mirë, tifozët janë ndryshe nga ata në Itali. 

Kur ishim në luftë me Superligën, na ndihmuan tifozët anglezë. Italianët dhe spanjollët nuk bënë asgjë. Nismëtarët nuk kishin nevojë as për gjermanët dhe as francezët, sepse klubet e tyre nuk ishin të shqetësuara për kompeticionin”.

Sakaq, Aleksander Ceferin ishte mjaft i favorshëm për idenë e një “Final Four” në Champions League: “Është një ide e mirë, edhe pse humben disa ndeshje. Nuk do të luhet në shtëpi dhe jashtë, si dhe do të ketë më pak ndeshje për të drejtat televizive. Është shumë herët për të ndarë ide të reja me mediat, por ka plane”. 

B.T (Dosja.al)

 

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

sport sport aleksandër čeferin presidenti aleksander ceferin presidenti i uefa-s aleksandër čeferin presidenti aleksander ceferin presidenti i uefa-s

Sondazh

Poll