Sport

Përmbysën Villareal në pjesën e dytë, Van Dijk tregon çfarë u tha Klopp: Dilni dhe…

3 Maj 2022, 22:00 Nga DOSJA
Përmbysën Villareal në pjesën e dytë, Van Dijk tregon

SPANJË- Liverpool rrezikon por merr biletën për në finalen e Champions League. Pas fitores 2-0 në Anfield, skuadra e Klopp fitoi në Spanjë ndaj Villareal me shifrat 2-3. Një sukses që erdhi me përmbysje vetëm në pjesën e dytë ku skuadra angleze po mundej me shifrat 2-0.

Pas ndeshjes, mbrojtësi i anglezëve, Virgil Van Dijk, është ngacmuar se çfarë ishte ajo që i kishte thënë Jurgen Klopp skuadrës për të sjellë atë lloj reagimi në fraksionin e dytë.

“Çfarë na tha? Dilni dhe luani futboll. Të luanim siç bën Liverpool. Të luajmë ashtu siç kemi luajtur gjatë të gjithë sezonit. Të marrim topin, të bëjmë shumë lëvizje. Por gjithashtu, të tregonim se sa shumë e dëshironim që të shkonim në finale”, tregoi mbrojtësi holandez pas përfundimit të takimit.

E.Ç (Dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

sport sport klopp liverpool klopp liverpool

Sondazh

Poll