Sport

Champions League/Liverpool prek finalen, skuadra e Klopp tregon karakter; përmbys Villareal

3 Maj 2022, 20:50 Nga DOSJA
Champions League/Liverpool prek finalen, skuadra e Klopp tregon karakter;

SPANJË– Liverpool është skuadra e parë finaliste në UEFA Champions League. Skuadra angleze tregoi karakter në Spanjë ndaj Villareal duke përmbysur rezultatin 2-0 në 2-3. Një pjesë e parë e dominuar nga vendasit. Fillimisht Villareal i kanë mjaftuar vetëm tre minuta lojë për të gjetur golin e avantazhit.

Ishte Dia ai i cili shënoi golin e epërsisë për “Nëndetësen e Verdhë”. Ndërkohë në minutën e 41′ Coquelin do të realizonte golin e dytë për Villareal. Në pjesën e dytë, Klopp si duket do i ketë shkundur lojtarët e tij në dhomat e zhveshjes dhe në fraksionin e dytë, futbollistët e Liverpool u transformuan duke përmbysur gjithçka.

Fillimisht do të ishte Fabinho që do të ngushtonte shifrat në minutën e 62′. Golin e dytë për Liverpool e shënoi Luis Diaz, njeriu që ndryshoi ndeshjen pasi u fut si zëvendësues në pjesën e dytë në vend të Diego Jota. Ndërkohë në minutën e 74′ Mane do të shënonte golin e tretë dhe të fundit në këtë takim. Nesër Liverpool do të mësojë se me kë do të përballet në finalen e 28 majit në takimin Real Madrid-Manchester City.

E.Ç (Dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

sport sport liverpool villareal liverpool villareal

Sondazh

Poll