Sport

Siguruan mbijetesën në Serie A, lojtarët e Empolit festojnë me këngë shqip

3 Maj 2022, 19:34 Nga DOSJA
Siguruan mbijetesën në Serie A, lojtarët e Empolit festojnë

ITALI-Empoli, skaudra italiane arriti objektivin sezonal 3 javë nga fundit i kampionatit, duke siguruar edhe matematikisht qëndrimin në elitën e futbollit italian. Një festë legjitime shpërtheu në dhomat e zhveshjes së klubit ku aktivizohen Nedim Bajrami, Ardijan Ismajli, Kristjan Asllani si dhe Samir Ujkani.

Nuk mund të mungonte dhe festat nën ritmet e muzikës shqiptare. Në një video të shpërndarë nga Ismajli në rrjetin social “Instagram”, mesfushori Nedim Bajrami kërcen nën ritmet e këngës së Shyrete Behlulit “Lum ajo, motra që ka”. Teksa kërcen Bajrami formon me duar edhe simbolin e shqiponjës.

 

E.Ç (Dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

sport sport empoli serie a empoli serie a

Sondazh

Poll