Sport

Funerali dhe ceremonia mortore e Mino Raiolës do të jetë private

3 Maj 2022, 18:03 Nga DOSJA
Funerali dhe ceremonia mortore e Mino Raiolës do të jetë private

ZVICER – Mino Raiola do të përcillet për në banesën e fundit, vetëm nga të afërmit e tij në një ceremoni intime dhe private, pasi humbi jetën javën e kaluar në moshën 54-vjeçare, pasi nuk kapërceu një sëmundje në frymëmarrje.

Familja e superagjentit ka vendosur që dita, ora dhe vendi, ku do t’i jepet lamtumira e fundit Raiolës nuk do të bëhen publike, gjë që ndjek linjën e konfidencialitetit të dëshiruar nga ai vetë muajt e fundit.

Në këtë mënyrë, Raiola do të shoqërohet nga familjarë dhe miq të ngushtë, mes të cilëve personalitete të botës së futbollit, si dhe ata që ai ka përfaqësuar gjatë këtyre viteve.

B.T (Dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

sport sport menaxheri i njohur mino raiola mino raiola do të shtrohej në terapi intensive për në banesën e fundit menaxheri i njohur mino raiola mino raiola do të shtrohej në terapi intensive për në banesën e fundit

Sondazh

Poll