Sport

Kukësi duhet të presë për suksesin në stadiumin e ri, Partizani fiton dhe shijon Europën

3 Maj 2022, 16:55 Nga DOSJA
Kukësi duhet të presë për suksesin në stadiumin e ri,

KUKËS-Partizani i ka marrë vendin e tretë Kukësit, pasi e ka mposhtur sot me rezultatin 2-1 në ‘Kukës Arena’ dhe tani ka tre pikë diferencë mes dy skuadrave. Gjithça nisi në minutën e 26-të, me një goditje me kokë të Stenio Junior.

Sulmuesi i të kuqve pati fatin edhe të hyjë në histori si lojtari i parë që shënon gol në impiantin e ri të verilindorëve, “Kukës Arena”.Festa e dytë për kryeqytetasit ishte rezervuar për minutën e 40-të teksa këtë herë Skuka shërbeu në zonë për Stenio Junior dhe braziliani nuk fali por dyfishoi shifrat.

Në pjesën e dytë, Kukësi do të shënonte në minutën e 52-të me anë të Luka Milunovic i cili shënoi me portën e boshatisur teksa më parë nga shtylla ishte ndalur tentativa e Edi Basa. Në fund pati edhe dy kartonë të kuq, teksa Lika në stol dhe Maguette në fushën u ndëshkuan për Partizanin.

E.Ç (Dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

sport sport kukesi partizani kukesi partizani

Sondazh

Poll