Sport

Muller rinovon me Bayern Munich, prezantimi unik i lojtarit; Ka qenë një histori suksesi

3 Maj 2022, 13:40 Nga DOSJA
Muller rinovon me Bayern Munich, prezantimi unik i lojtarit; Ka qenë

GJERMANI– Mesfushori legjendar Thomas Muller firmosi të martën një kontratë të re me Bayern Munich, duke zgjatur bashkëpunimin me kampionët e Gjermanisë deri në vitin 2024. Muller, i cili ka qenë me Bayernin që nga viti 2008, ka qenë një lojtar thelbësor për klubin gjerman. Në 413 paraqitje për gjigantët e Bundesligës, 32-vjeçari ka shënuar 136 gola, 151 asistime dhe ka meritën e tij në fitimin e 11 titujve.

Muller ka fituar gjithashtu dy Champions League, Kupën e Botës për Klube dhe Superkupën e UEFA-s gjashtë herë Kupën e Gjermanisë, si dhe ka ndihmuar Gjermaninë të fitojë Kupën e Botës 2014. Pas zgjatjes së kontratës për dy vitet e ardhshme, Muller u shpreh i kënaqur dhe u dërgoi një mesazh tifozëve të Bayernit.

“Jam i lumtur që kam zgjatur kontratën time me FC Bayern Munich deri në vitin 2024. Udhëtimi që kemi bërë që kur u bashkova me akademinë e FCB në vitin 2000 ka qenë një histori fantastike deri më tani,” tha gjermani. “Më jep kënaqësi të pamasë të mbaj ngjyrat e Bayern vit pas viti.

 

2️⃣0️⃣2️⃣4️⃣ ✍️

Thomas Müller isn’t going anywhere! ?#MiaSanMia #Müllered pic.twitter.com/PnA2R34mfF

— FC Bayern Munich (@FCBayernEN) May 3, 2022

E.Ç (Dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

sport sport bayern munich muller bayern munich muller

Sondazh

Poll