Sport

Man.United ‘flak’ lojtarin besnik pas 20 vitesh, reagim i ashpër; 20 vite djersë dhe lot

3 Maj 2022, 13:27 Nga DOSJA

ANGLI- Vëllai i Jesse Lingard sulmon Manchester United. Kontrata e mesfushorit skadon në fund të sezonit dhe nuk flitet për rinovim. Prandaj duket gjithnjë e më shumë e mundshme që 29-vjeçari të largohet nga Old Trafford. Lojtari, i cili i impresionoi të gjithë me paraqitjet e tij me ëest Ham sezonin e kaluar, bëri vetëm 22 paraqitje në të gjitha garat këtë vit dhe, shumica prej tyre, jo si titullar.

Trajneri i përkohshëm Ralf Rangnick vendosi të mos e aktivizojë ndaj Brentford. Një vendim që nuk i ka pëlqyer vëllait të lojtarit, Louie Scott i cili në rrjetet sociale e quajti Manchester United si një klub pa klas. Lingard u rrit në akademinë e të rinjve të klubit dhe ka qenë lojtar i Manchester United për 20 vjet.

Sipas vëllait të tij, ai meritonte një trajtim ndryshe dhe duhej të kishte marrë përshëndetjet e tifozëve. “20 vjet djersë gjaku dhe lot, 4 trofe kombëtarë, 3 gola në finale të kupës, as një lamtumirë”, shkroi Scott në Instagramin e tij. Vëllai i lojtarit nuk ishte i vetmi që kritikoi zgjedhjen e Rangnick dhe klubit në rrjetet sociale. Sipas disa tifozëve, në fakt, United ka pasur një sjellje mosrespektuese ndaj 29-vjeçarit.

E.Ç (Dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

sport sport lingard manchester united lingard manchester united

Sondazh

Poll