Sport

Trent Alexander-Arnold “i pangopur” me trofe, dëshiron të hyjë në ‘histori’

3 Maj 2022, 14:10 Nga DOSJA

ANGLI – Lojtarët e Liverpool janë gati të vazhdojnë udhëtimin e tyre të sezonit. Liverpool është në garë për një “poker” historik trofesh: ata kanë fituar Kupën e Ligës, janë në një garë të nxehtë me Manchester City në kampionat, do të përballen me Chelsean në finalen e FA Cup dhe kanë fituar gjysëmfinalen e parë të Champions League kundër Villarrealit javën e kaluar (2-0).

Ndeshja e kthimit ndaj “Nëndetëses së Verdhë” zhvillohet këtë të martë (21.00) dhe mbrojtësi i djathtë Trent Alexander-Arnold nuk duket aspak i dehur nga ngjarja.

I pranishëm në një konferencë për shtyp, në prag të udhëtimit për në Spanjë, mbrojtësi anglez tregoi një qetësi të madhe:

“Të them të drejtën, kam përshtypjen se e menaxhojmë në mënyrë perfekte presionin. Është gjithmonë koha më e mirë e sezonit për ne. Çdo ndeshje është një finale, ne tani po shtyjmë në të gjitha frontet. Këto janë ndeshje emocionuese. Unë dëshiroj t’i luaj atto, dëshiroj që çdo ndeshje duhet ta fitoj… Edhe djemtë ndihen të njëjtën mënyrë”.

Në fillim të sezonit, 23-vjeçari i kombëtares së “Tre Luanëve” njoftoi për shtypin se ekipi i tij duhej të fitonte të paktën një trofe në sezon. Që atëherë, situata ka ndryshuar dhe ambiciet janë shtuar ndjeshëm. “Jemi në formë të shkëlqyer. Kemi luajtur jashtëzakonisht mirë gjatë gjithë sezonit dhe kemi mundur të fitojmë në mënyra të ndryshme. Të shikojmë në fund të majit, shpresoj se do të jemi përsëri në librat e historisë,” – tha Alexander-Arnold.

B.T (Dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

sport sport “the reds”-at e liverpoolit të jurgen klopp chelsea kundër manchester city “the reds”-at e liverpoolit të jurgen klopp chelsea kundër manchester city

Sondazh

Poll