Sport

FIFA modernizohet, hap dyert online për “Portalin Ligjor”…

3 Maj 2022, 14:30 Nga DOSJA
FIFA modernizohet, hap dyert online për “Portalin

ZVICER – FIFA ka lançuar “Portalin Ligjor”, si pjesë e angazhimit të saj të vazhdueshëm për modernizimin e kuadrit të saj rregullator. Bëhet fjalë një platformë në internet, përmes së cilës do të zhvillohen procedurat para Gjykatës së Futbollit të FIFA-s dhe organeve gjyqësore të FIFA-s, duke filluar që nga 1 maji 2022.

Portali do t’u mundësojë palëve të interesuara, si klubet, lojtarët, shoqatat, ndërmjetësit, firmat ligjore me autorizim dhe kushdo që është i përfshirë në procese, për të paraqitur një kërkesë pranë organit përkatës vendimmarrës ose gjyqësor të FIFA-s dhe gradualisht do të zëvendësojë sistemin aktual të komunikimit me e-mail.

Ndërkohë që procedurat do të drejtohen ende nga rregulloret përkatëse të FIFA-s, njoftimi i komunikimeve, paraqitjeve, vendimeve dhe dokumenteve të tjera do të trajtohet nëpërmjet “Portalit Ligjor”, i cili synon të sigurojë komunikim të thjeshtë, të sigurt dhe transparent ndërmjet FIFA-s dhe palëve të përfshira, si dhe një kuptim më i mirë i procedurave dhe gjurmueshmëri më të lartë.

Së fundi, platforma e re do të ofrojë mundësinë që përdoruesit të raportojnë sjellje që konsiderohen të papajtueshme me rregulloret e FIFA-s. Një manual përdorimi, që ofron informacion të mëtejshëm dhe një udhëzues hap pas hapi për “Portalin Ligjor” të FIFA-s do të jetë i disponueshëm në FIFA.com.

B.T (Dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

sport sport 200 federata të lidhura me fifa-n disa problemeve me fifa-n fifa po përgatitet të zyrtarizojë rregulloren e re 200 federata të lidhura me fifa-n disa problemeve me fifa-n fifa po përgatitet të zyrtarizojë rregulloren e re

Sondazh

Poll