Sport

“Mbappe është më i papërmbajtshëm se Lionel Messi”

22 Shkurt 2019, 10:22 Nga DOSJA
“Mbappe është më i papërmbajtshëm se Lionel

Qendërmbrojtësi i Lyon, Marcelo, tha se Mbappe është një kundërshtar më i vështirë se Lionel Messi i Barcelonës.

Mbrojtësi braziliani u përball me Lionel Messi-n e Barcelonës të martën e kaluar në Champions League, në ndeshjen e cila u nda me rezultatin 0-0 para ndeshjes së kthimit në Camp Nou me 13 Mars.

Ishin pritësit ata që iu afruan më shumë avantazhit me goditjen e Martin Terrier, goditja e cila u prit nga një zgjatje e pabesueshme e Marc Andre Ter Stegen.

Rezultati qëndroi i barabartë, por sidoqoftë, me argjentinasin i cili kaloi një ndeshje relativisht të qetë, braziliani mendon se kishte një test më të vështirë kur u përball me francezin e PSG.

Lojtarët që jam përballur kohët e fundit kanë qenë në nivelin më të lartë.

Kam luajtur kundër Mbappe këtë sezon, i cili më dha shumë punë për të bërë. Messi nuk luajti aq mirë, por Mbappe, për shpëjtësine, pozicionin dhe përballjet direkte me të, ai ishte më i vështirë se Messi.

Mendoj se ka një mundësi të madhe që ai të bëhet lojtari më i mirë në botë. Ka akoma gjëra që ai duhet të përmirsojë në krahasim me Lionel Messi-n dhe Cristiano Ronaldo-n, por ai po përmirsohet me shpejtësi.

Lyon ka luajtur 2 herë tashmë me kampionët e Ligue 1, duke u kthyer në ekipin e vetëm që ka arritur të mposhtë skkuadrën e Thomas Tuchel këtë sezon me rezultatin 2-1.

Me Mbappe-n i cili luajti një rol kryesor në triumfin e Francës në Kupën e Botës 2018, Marcelo beson se Ligue 1 ka përfituar shumë nga performance e mirë e francezëve në Rusi.

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport barcelona champions league kylian mbappe lionel messi lyon psg barcelona champions league kylian mbappe lionel messi lyon psg

Sondazh

Poll

Sport 21 Shkurt 2019, 17:52

Jurgen Klopp gjobitet me 45 000 paund

Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp është gjobitur me 45 000 paund nga Asosacioni i Futbollit anglez pas komenteve të tij në lidhje me ndeshjen me West Ham disa ...