Sport

Guardiola:” City nuk është gati të fitojë Champions League”

21 Shkurt 2019, 17:15 Nga DOSJA
Guardiola:” City nuk është gati të fitojë Champions

Pep Guardiola paralajmeroi Manchester Cityn se nuk do jetë i aftë të fitojë Champions League, nëse ata vazhdojnë t’i dhurojnë gola ekipeve kundërshtare siç bënë me Schalke në fitorën dramatike 3-2.

City arriti të merrte një avantazh minimal në ndeshjen e parë eliminatore te 1/8 në Gjermani pas futjes në lojë të Leroy Sane i cili barazoi rezultatin në minutën e 85 dhe më pas kaluan në avantazh me golin e Sterling.

Schalke kaloi në disavantazh në pjesën e parë pas shënimin të golit nga Aguero, por me anë të dy penalltive, Nabil Benataleb arriti të përmbyste rezultatin duke dërguar ekipin gjerman në avantazh.

Më pas, Nicolas Otamendi, mori karton të kuq pas ndërhyrjes që i shkaktoi Guido Burgstaller duke e detyruar kështu atë të dalë jashtë fushave të lojës. Guardiola pranoi se ‘Citizens’ ishin me fat që ikën nga Gjermania me një avantazh në xhep.

Rezultati është tepër i mirë, 3 gola në fushën kundërshtare është shumë mirë.

Ne i falëm 2 gola, falëm gjithashtu dhe një karton të kuq. Në këtë nivel ne nuk jemi akoma gati të jemi pretendent për të fituar, por rezultati ishte i mirë.

Unë e di se sa e vështirë është të luash në gjermani. Ata nuk rregjistruan asnjë godtije në portë por shënuan 2 herë.

Guardiola insistoi se rezultati final dhe përgjigjia e lojtarëve të City-t e kënaqën spanjollin.

Gjithashtu ai kritikoi se mungesa e përqëndrimit mund t’i largojë anglezët nga Liga e Kampionëve në fazat e tjera të kampionatit.

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport champions league pep guardiola schalke manchester city champions league pep guardiola schalke manchester city

Sondazh

Poll

Sport 21 Shkurt 2019, 14:46

Gareth Bale nuk do të largohet nga Real Madridi

Edhe pse Real Madrid është i hapur për të shitur uellsianin Gareth Bale verën e ardhshme, 29 vjeçari nuk dëshiron të largohet nga klubi madrilen pasi ndi...

Sport 21 Shkurt 2019, 13:36

Van Dijk do të jetë legjendë në Anfield

Virgil van Dijk u kthye në mbrojtësin më të shtrenjtë në historinë e futbollit dhe ai do t’ia shpërblejë duke u kthyer në legjendë për klubin.Hollandezi u ble n...

Sport 20 Shkurt 2019, 18:38

Harry Kane rikuperohet, rikthehet në stërvitje

Sulmuesi i Tottenham, Harry Kane është kthyer në stërvitje dhe mund të jetë pjesë e ekipit e cili do ndeshet të dielën me Burnley.Kane pësoi një dëmtim gjatë hu...