Sport

Kampionati i notit ‘Mimosa Cup 2019’. Përfaqësuesja e Shqipërisë fiton 6 medalje

21 Shkurt 2019, 14:20 Nga DOSJA
Kampionati i notit ‘Mimosa Cup 2019’. Përfaqësuesja e

 ‘Mimosa Cup 2019’ është kampionati i përvitshëm i notit i cili u zhvillua përgjatë datave 15-17 shkurt në Mal të Zi.

Në garë morën pjesë 350 notarë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Bosnja, Kroacia ,Serbia, Sllovenia, Hungaria, Mali zi dhe Rusia.

Shqipëria u përfaqesua nga 14 notarët e ekipit ‘Eagles Swimming Team’ i cili drejtohet nga trajnerët Eduart Cane dhe Andi Mara.

Përfaqësuesit tanë arritën të zënë vendin e 8 në mes 35 ekipive të tjera pjesëmarrëse, ku arritën të fitojnë dhe disa medalje në kategoritë A dhe B.

Në kategorinë A, ishte notari i Teutës, Spiro Goga, që stërvitet me ‘Eagles’, i cili mori 2 medalje bronzi në garat për 200 dhe 400 metra në stil të lirë.

Gjithashtu në kategorinë B, Paolo Priska arriti të mbledhë 4 medalje, 1 ari në 100 metra stil të lirë, 1 argjendi në 50 metra stil të lirë dhe 2 bronzi në 50 metra delfin e 400 metra stil të lirë.

Përfaqësimi i notarëve të Shqipërsie ishte dinjitoz, por pritshmëritë janë më të larta gjatë kampionatit kombëtar në pishinat e mbyllura që zhvillohet më 20-21 prill në Mal të Zi.

Emrat e notarëve pjesëmarrës:

Klajdi Cane

Fabio Dajzmaili

Klajdi Deda

Xhon Diko

Junus Fuga

Joel Gjini

Jordi Gjini

Flavio Kora

Kristo Petko

Paolo Priska

Spiro Goga

Andi Mara

Sonja Kapedani

Sonja Resuli

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport kampionat noti medalje argjendi medalje e arte perfaqesuesja e shqiperise kampionat noti medalje argjendi medalje e arte perfaqesuesja e shqiperise

Sondazh

Poll

Sport 21 Shkurt 2019, 14:46

Gareth Bale nuk do të largohet nga Real Madridi

Edhe pse Real Madrid është i hapur për të shitur uellsianin Gareth Bale verën e ardhshme, 29 vjeçari nuk dëshiron të largohet nga klubi madrilen pasi ndi...

Sport 21 Shkurt 2019, 13:36

Van Dijk do të jetë legjendë në Anfield

Virgil van Dijk u kthye në mbrojtësin më të shtrenjtë në historinë e futbollit dhe ai do t’ia shpërblejë duke u kthyer në legjendë për klubin.Hollandezi u ble n...