Sport

Arsenali përmbys me BATE Borisov, gol dhe asist për shqiptarët e ‘Topçinjve’

22 Shkurt 2019, 11:10 Nga DOSJA
Arsenali përmbys me BATE Borisov, gol dhe asist për shqiptarët e

Arsenali ka arritur të kthejë rezultatin me BATE Borisov pas disfatës 1-0 në ndeshjen e parë në Bullgari.

‘Topçinjtë’ avancuan në 16 ekipet më të mira të Europa League për sezonin e dytë rrjesht pas fitores 3-0 të mbrëmjes së kaluar.

Kjo ishte përmbysja e parë për ‘Gunners’ që prej ditës kur ata eliminuan Porton me përmbysje në vitin 2010 nga Champions League, pasi kthyen rezultatin ndaj disfatës së ndeshjes së parë në Portugali.

Londinezëve iu deshën vetëm 4 minuta për të zbërthyer rezultatin kundër BATE-s, pas një krosimi të Pierre emerick Aubameyang i cili u kthye në autogol nga mbrojtësi Zakhar Volkov.

Shkodran Mustafi zgjeroi rezultatin në 2-0 para përfundimit të pjesës së parë, pas goditjes nga këndi të Granit Xhakës në minutën e 39-të.

Zëvendësuesi Sokratis Papastathopoulos shënoi për herë të tretë në minutën e 60 duke siguruar kështu një vend për ‘Gunners’ në shortin e të premtes.

Emery, jo vetëm që bën zëvendësime të cilat kanë dhënë impakt direct në ndeshje, por ai ka vazhduar rekordin e tij të mirë në kompeticionet europiane pas fitores të së enjtes.

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport arsenal bate borisov europa league arsenal bate borisov europa league

Sondazh

Poll

Sport 21 Shkurt 2019, 17:52

Jurgen Klopp gjobitet me 45 000 paund

Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp është gjobitur me 45 000 paund nga Asosacioni i Futbollit anglez pas komenteve të tij në lidhje me ndeshjen me West Ham disa ...