Sport

Ndryshimi total i Ousmane Dembele, si po u ‘mbyll’ gojën kritikëve

21 Shkurt 2019, 18:18 Nga DOSJA
Ndryshimi total i Ousmane Dembele, si po u ‘mbyll’ gojën

Barcelona kanë qenë të qëndrueshëm këtë vit në La Liga dhe një nga arsyet kryesore është përmirësimi i vazhdueshëm i Ousmane Dembele.

Ai u soll në Camp Nou për shifrën e 105 milion eurove për të zëvendësuar brazilianin Neymar, por e nisi me vështirësi sezonin si pasojë e një dëmtimi që i zgjati rreth 4 muaj.

Pasi po dështonte të performonte ashtu siç ishte parashikuar, thashethemet dolën duke e lidhur ish yllin e Dortmund me një huazim larg klubit katalanas, sidoqoftë në vitin 2019 ai është kthyer në një nivel tjetër.

Që prej ditës kur u fishkëllua nga vetë tifozët e tij gjatë një ndeshjes me Sevilla-n, Dembele tashmë është kthyer në një nga lojtarët më të rrezikshëm për Barcelonën bashkë me Lionel Messi-n.

Në 29 ndeshje të zhvilluara në kampionat këtë sezon, francezi ka qenë titullar në 22 prej tyre duke shënuar 13 herë duke përmbysur kështu rekordin e tij për më shumë gola në një sezon.

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport barcelona la liga ousmane dembele barcelona la liga ousmane dembele

Sondazh

Poll

Sport 21 Shkurt 2019, 17:52

Jurgen Klopp gjobitet me 45 000 paund

Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp është gjobitur me 45 000 paund nga Asosacioni i Futbollit anglez pas komenteve të tij në lidhje me ndeshjen me West Ham disa ...