Sport

Jose Mourinho: “Unë dhe Wenger kishim një armiqësi të ëmbël”

22 Shkurt 2019, 09:50 Nga DOSJA
Jose Mourinho: “Unë dhe Wenger kishim një armiqësi të

Jose Mourinho ka vlerësuar figurën e Arsene Wenger, duke përshkruar francezin dhe Sir Alex Ferguson si ‘armiq të ëmbël’.

Mourinho ishte pjesë e një rivaliteti të egër me ish trajnerët e Arsenal dhe Manchester United në kohën kur ai menaxhoi Chelsea-n në dy raste dhe pastaj kur përsëri mori detyrën si trajneri i Manchester United.

Mourinho u bë trajner për herë të parë në Premier League pas sezonit legjendar të Arsenalit, të cilin ‘Gunners’ arritën te ngrenë trofeun pa asnjë humbje në kampionat duke marrë kështu nofkën ‘Të Pamposhturit’.

Portugezi, i cili është pa punë që prej ditës që u shkarkua nga Manchester United në dhjetor, beson se ish trajneri i Arsenalit meriton më shumë rrespekt për arsyen se i udhëhoqi ‘Topçinjtë’ drejt sezonit pa humbje.

Ai është një person shumë inteligjent dhe një nga menaxherët më të mirë në botë.

Unë erdha në Angli dhe i gjeta ‘ Të Pamposhturit’ dhe gjithashtu gjeta Manchester United-n e Ferguson të mërzitur nga ai sezon që kishte bërë Arsenali.

Ne ishim si një forcë e tretë në Premier League. Chelsea kishte një dëshirë të madhe për tu shpallur kampion pas aq shumë vitesh. Ishte një luftë e vështirë dhe mund ta paramendoni se ishte një përplasje mes tre trajnerësh që donin të njejtën gjë me klubet e tyre. Ne ishim si ata që i quajnë në futboll, ‘armiq të ëmbël’.

Mourinho dhe Wenger u përfshinë në shumë përballje ‘të nxehta’ përgjatë viteve, por Mourinho insiston se ai nuk ka asgjë më shumë se rrespekt për trajnerin francez.

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport arsenal arsene wenger chelsea josë mourinho manchester united premier league arsenal arsene wenger chelsea josë mourinho manchester united premier league

Sondazh

Poll

Sport 21 Shkurt 2019, 17:52

Jurgen Klopp gjobitet me 45 000 paund

Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp është gjobitur me 45 000 paund nga Asosacioni i Futbollit anglez pas komenteve të tij në lidhje me ndeshjen me West Ham disa ...