Aktualitet

Bashkëjetuesja e djalit s’pranon të largohet nga banesa pas ndarjes, burri kërkon ndihmë

3 Maj 2022, 09:13 Nga DOSJA
Bashkëjetuesja e djalit s’pranon të largohet nga banesa pas

SARANDË- Një 47-vjeçare nga Saranda, pas ndarjes nga bashkëjetuesi i saj, duke se nuk ka pranuar të largohet nga banesa, ku edhe jetonte prej vitesh. Ndaj dhe babai i tij ka kërkuar ndihmën e Policisë që ta nxirrte nga banesa. Ai ka shkuar në Komiariatin e Sarandës dhe ka kallëzuar se 47-vjeçarja e identifikuar me iniciale M.D., qëndron në banesën e tij por pa dëshirën e këtij të fundit.

Njoftim i Policisë:

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për shtetasen: M. D., 47 vjeçe, banuese në Sarandë, për veprën penale “Dhunimi i banesës”, pasi ka bërë kallëzim shtetasi L. P., banues në lagjen nr.1, Sarandë, se 47-vjeçarja ka hyrë dhe qëndron në banesën, në pronësi të tij. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

(k.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet sarande sarande

Sondazh

Poll