Aktualitet

Raporti i Gazetarët pa Kufij! Rama: Lajm i rremë! S’ka media të intimiduar në Shqipëri

3 Maj 2022, 10:01 Nga DOSJA
Raporti i Gazetarët pa Kufij! Rama: Lajm i rremë! S’ka media

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndryshe për Ditën Botërore të Shtypit. Kur “Organizata Gazetarët pa Kufij”, radhiti Shqipërinë në mesin e vendeve problematike, Rama shkruan në rrjetet e tij sociale se në vendin tonë nuk ka media të intimiduara, por ka shumë viktima të shpifjeve. Sipas Ramës, në Shqipëri flitet për gjyqe me gazetarë, kur në fakt s’ka, madje përmend dhe ligjin antishpifje, ndërsa shton se në fakt media është më e lirë seç duhet.

Madje dhe shton se gjithë çfarë ka shkruar është opinioni i tij, e është i përgatitur se do klasifikohej si sulm, presion, agresion kundër mediave, megjithatë shton se e ka të pamundur të heshtë.

“Në Shqipëri s’ka as media të intimiduar, as gazetarë të penguar në lirinë e tyre. Madje në Shqipëri ka gjithnjë e më shumë viktima të shpifjeve,gënjeshtrave e lajmeve të rreme! Flitet për gjyqe me gazetarë, kur në fakt s’ka! Flitet për ligjin antishpifje kur në fakt s’ekziston! Gazetarët viktima të dhunës policore në Shqipëri? Çfarë gënjeshtre! Gazetarët kritikë ndaj qeverisë përballen me sulme politike?Çfarë fantazie! Vetërregullim etik në median shqiptare?Çfarë talljeje!Vetëm titulli mungon: Ankesa për mungesën e lirisë ngaqë s’dimë ç’të bëjmë me lirinë! E di që edhe ky opinion i imi do klasifikohet si sulm, presion, agresion kundër mediave, por e kam të pamundur të hesht kur shoh se si tallen disa me lirinë e fjalës dhe se si liria e shtypit bëhet liri e shtypjes, duke shkelur mbi faktet, njerëzit dhe vendin, në emër të saj!,“-shkruan Rama në rrjetet e tij sociale.

Organizata Gazetarët pa Kufij, në Treguesin Botëror të Lirisë së Shtypit, radhiti Shqipërinë dhe Kosovën në mesin e vendeve problematike, por, sipas treguesit që u publikua të martën, Shqipëria ka shënuar rënie, ndërsa Kosova ka shënuar përparim krahasuar me raportin e vitit të kaluar. Treguesi i klasifikon vendet në mjedise “të mira”, “pak a shumë të mira”, “problematike”, “të këqija” ose “shumë të këqija”, për lirinë e shtypit. Në treguesin që përfshinë 180 vende, Shqipëria radhitet në vendin 103-të duke shënuar një rënie prej 20 vendesh krahasuan me vitin paraprak kur renditej ne vendin e 83-të. 

(a.b)/dosja.al

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

kryesore politike edi rama edi rama

Sondazh

Poll