Aktualitet

Lopë e pa-matrikulluar! Procedohet pronari, policia: S’kishte dokumentacionin përkatës

3 Maj 2022, 10:48 Nga DOSJA
Lopë e pa-matrikulluar! Procedohet pronari, policia: S’kishte

KORÇË– Një 58-vjeçar është proceduar nga specialistët e seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar në Korçë, pasi iu është zbuluar në mjetin e tij një lopë e pa matrikulluar. Policia informon se ky person, u kap nga policia në Postec, me lopën në mjetin tip kamionçinë, pa dokumentacionin përkatës të dyshuar si kontrabandë.

NJOFTIMI I POLICISË:

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar në DVP Korçë filluan procedimin penal për veprën penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, për shtetasin D. Xh., 58 vjeç, banues në fshatin Belorta, Korçë, pasi në fshatin Lajthizë, Pustec, ky shtetas u kap nga shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Pustec, duke transportuar me mjetin kamionçinë “Benz”, një kokë gjedh, të pa matrikulluar dhe pa dokumentacionin përkatës të dyshuar si kontrabandë”

(a.b)/dosja.al

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet lopë lope kontrabande lopë lope kontrabande

Sondazh

Poll