Aktualitet

Banorët e Rinasit sërish në protestë, bllokojnë rrugën! Kryeplaku i fshatit: Po negociojmë

3 Maj 2022, 07:55 Nga DOSJA
Banorët e Rinasit sërish në protestë, bllokojnë

TIRANË– Banorët e Rinasit kanë dalë sërish në protestë ditën e sotme, duke kundërshtuar bllokimin e lëvizjes drejt aeroportit të Rinasit, duke e kthyer me një sens lëvizje, me drejtim nga Qafë Kashari-Rrethrrotullimi i “Nënë Terezës”-Ahmetaq. 260 shtëpi preken nga bllokimi i rrugës, por sipas kryeplakut të fshatit, Sabah Muja ka një zgjidhje që po konsiderohet nga autoritetet.

Sipas tij, po diskutohet që të lejohet kalimi për banorët e zonës nga fshati Ahmetaq deri tek aeroporti i Rinasit, por ende nuk ka një vendim final lidhur me këtë premtim. Ndërkohë që sot, në mbështetje të banorëve ka qenë edhe deputetja e zonës, nga radhët e Partisë Demokratike Andia Ulliri, e cila pretendon se banorëve u janë cënuar të drejtat e njeriut. Madje ka qenë në mesin e qytetarëve, ku ka nisur edhe përplasja e banorëve me efektivët e Policisë së Shtetit dhe FNSH-të që shkaun në zonës.

Pse protestojnë banorët?

ARRSH ka vendosur që për një afat të pacaktuar lëvizja drejt aeroportit të realizohet me një sens lëvizje me drejtimin nga Qafë Kashari-Rrethrrotullimi i “Nënë Terezës”-Ahmetaq. Mjetet që vijnë nga veriu për drejtimin në Rinas do të ndjekin lëvizjen Fushë Krujë-Vorë-Qafë Kashar-Aeroport, ndërsa banorët e zonës që duhet të shkojnë drejt Rinasit apo për të shkuar në autostradë, nuk do të mund që të përdorin rrugën. Ata duhet të shkojnë deri tek rrethrrotullimi i Vorës për të marrë aksin e autostradës. Ky vendim është marrë për një afat të pacaktuar që lëvizja drejt aeroportit të realizohet me një kalim, me drejtimin nga Qafë Kashari-Rrethrrotullimi i “Nënë Terezës”-Ahmetaq.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Banorët e Rinasit në protestë, kreu i ARRSH: Pas sezonit gjendet zgjidhja

Protesta e Rinasit/ Deputetja e PD-së: Po u cenohet e drejta, nuk është normale bllokimi

“Hajt gëzuar”/ VIDEO-Ulur këmbëkryq në mes të rrugës, protestuesit në Rinas nxjerrin rakinë

1 orë rruga e bllokuar/ Nis përplasja! Policia shtyn banorët e Rinasit

Protestë, banori: 25 km për të blerë bukën, nëse s’hapet rruga s’i çojmë fëmijët në shkollë

Protesta tek rruga e Rinasit, kryeplaku Sabah Muja: Kemi arritur marrëveshje

Në protestë për bllokimin e rrugës, banorët e Rinasit ulen në mes të rrugës

(k.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet protesta e rinasit protesta e rinasit

Sondazh

Poll