Aktualitet

Zelenskyy flet në Kuvendin e Shqipërisë:Zemra juaj, na kujton Nënë Terezën! Rama:Jemi me ju

3 Maj 2022, 05:23 Nga DOSJA
Zelenskyy flet në Kuvendin e Shqipërisë:Zemra juaj, na kujton

TIRANË– Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka dhënë sot mesazhin për Kuvendin shqiptar nëpërmjet një video-mesazhi. Në fjalën e tij, Zelenskyy tha se mbështetja e Shqipërisë në këto kohë të vështira për ta, i kujton Nënë Terezën, shqiptaren që u kthye në simbolin e humanizmit në të gjithë botën. Ndërsa nuk harroi që të përmendte edhe tmerret e luftës që po përjeton populli i tij nën bombardimet ruse.

Ndër të tjera në fjalën e tij, ai pati kritika edhe për Serbinë, duke e cilësuar si një vend që ende nuk e kanë dënuar haptazi agresionin rus dhe mbështesin hapur presidentin Vladimir Putin. Serbinë, e përmendi dhe kryeministri Edi Rama, i cili kujtoi se të njëjtin tmerr lufte si Ukraina, e kishte kaluar dhe Kosova. Ndërsa shtoi se edhe pse modestisht Shqipëria do të vijojë të mbështesë vendin në të gjitha organizatat ndërkombëtarë. E gjithashtu do të dhurojë një shumë modeste në Konferencën e Donatorëve.

Seanca dedikuar luftës në Ukrainë dhe suportit ndaj saj u mbajt rreth orës 13:00, ku nuk mungoi asnjë deputet. Po ashtu, i pranishëm në sallë ishte dhe ambasadori ukrainas në Shqipëri Volodymyr Shukrov dhe bashkëshortja e tij, të cilët ndoqën gjithçka nga lozhet e Kuvendit. Që prej nisjes së konfliktit Rusi-Ukrainë, vendi ynë është rreshtuar krah vendeve anëtare të NATO-s dhe OKB në qëndrimin pro Ukrainës dhe sanksioneve ndaj Rusisë.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Do e zbatojë Rama? Kërkesa e Zelenskyy-t: Mos lejoni hyrjen e turistëve rusë në Shqipëri

Rama krahason Rusinë me Serbinë: E ndjemë dhimbjen tuaj, na kujton Kosovën

Zelenskyy tregon tmerret e luftës në Ukrainë, Edona Bilali bezdiset, chat-on në telefon

Zelensky në Kuvendin shqiptar: Mbështetja tuaj më kujton Nënë Terezën

Nuk është i vëmendshëm! Rama s’dëgjon Zelenskyy-n, i pëshpërit diçka Spiropalit

Zelenskyy në Kuvendin e Shqipërisë”: Ne s’kemi pasur asnjë ditë paqësore

Do ndjekin LIVE Zelenskyy-n! Basha mbërrin i vetëm me çadër, nuk e fton Çuçin nën ombrellë

(a.b)/dosja.al

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

kryesore politike seanca plenare 3 maj 2022 zelenskyy ne kuvendin e shqiperise seanca plenare 3 maj 2022 zelenskyy ne kuvendin e shqiperise

Sondazh

Poll