Aktualitet

EMRAT/ Sherr për pronën në Sarandë, 3 anëtarë të një familjeje përfundojnë në spital

2 Maj 2022, 20:21 Nga DOSJA
EMRAT/ Sherr për pronën në Sarandë, 3 anëtarë

SARANDË– Tre persona, 62-vjeçari Shaban Avduli dhe dy djemtë e tij Florenc Avduli 37-vjeç e tjetri që ende nuk është identifikuar, janë paraqitur me plagë në pjesë të ndryshme të trupit në spitalin e Sarandës. Mësohet se të plagosurit janë rrahur me sende të forta nga një person që tashmë është shpallur në kërkim.

I gjithë sherri ka nisur për shkak të një konlikti pronësie në fshatin Çukë. 62-vjeçari Avduli ka marrë plagë në kokë, djali i tij Florenci është plagosur në këmbë, ndërsa djali tjetër ka pësuar shembje në brinjë.

Të plagosurit po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërkohë që efektivët janë vënë në ndjekje të autorit. Bëhet fjalë për Skënder alias Stefan Gjinika, i cili raportohet se është me precedent të mëparshëm.

NJOFTIMI I POLICISË:

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për shtetasit: – H. H., 54 vjeç, banues në lagjen nr.4 Sarandë dhe M. H., banues në Delvinë, për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, pasi kanë goditur me mjet prerës, për motive të dobëta, shtetasin Dh. T., 55 vjeç, banues në lagjen nr.2, Sarandë;Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

 

 

 (F.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet florenc avduli policia e sarandes shaban avduli sherr per pronen ne sarande skender gjinika stefan gjinika florenc avduli policia e sarandes shaban avduli sherr per pronen ne sarande skender gjinika stefan gjinika

Sondazh

Poll