Sport

VD/ Pamje të tmerrshme, Boris Becker në burgun 170-vjeçar, mes papastërtive dhe minjve

2 Maj 2022, 07:55 Nga DOSJA
VD/ Pamje të tmerrshme, Boris Becker në burgun 170-vjeçar, mes

ANGLI – Tenisti dhe trajneri legjendar gjerman Boris Becker do të jetë banor i burgut famëkeq Wandsworth në Angli për vitin dhe tre muajt e ardhshëm.

Burgu më i madh në Britaninë e Madhe priti “mysafirin” e tij ndoshta më të famshëm, pasi ai u dënua me dy vjet e gjysmë burg për përvetësim parash dhe gjysmën e asaj kohe duhet ta kalojë pas hekurave.

Becker u përpoq të fshihte para, sende të tjera me vlerë dhe pasuri të paluajtshme me vlerë gati tre milionë euro, për të shmangur pagesën e borxheve pas falimentimit.

Sipas mediave gjermane, Becker nuk ka asnjë privilegj në “shtëpinë” e re, pavarësisht famës që ka. Gazetarët gjermanë kanë zbuluar se si dukej nata e parë e Becker-it në një burg ku ai nuk ka privilegje.

“Ai u lejua të bënte vetëm një telefonatë,” raportoi Bild, duke argumentuar se nuk do të ishte e lehtë për Becker në një burg me rregulla rigoroze dhe një burg të njohur për rojet e tij frikësuese.

Burgu në të cilin Boris Becker do të kalojë muajt e ardhshëm është krejtësisht i tmerrshëm! Domethënë, bëhet fjalë për një ndërtesë viktoriane rreth 170-vjeçare, e cila nuk njihet si vend për higjienë të lartë. Ka shumë papastërti, minj… Kushtet nën çdo nivel qëndrimi normal. Rreth 1300 persona janë aktualisht duke vuajtur dënimin me burg në këtë objekt, raporton Daily Mail.
B.T (Dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

sport sport #becker burgu tenis #becker burgu tenis

Sondazh

Poll