Bota

“I varur nga prostitutat”, 44-vjeçari kërkon të shpëtojë martesën, psikologia: Bëj kontroll

2 Maj 2022, 16:06 Nga DOSJA
“I varur nga prostitutat”, 44-vjeçari kërkon të

BRITANI E MADHE– “Pavarësisht se jam martuar me një grua të bukur, unë kam vite që shkoj me prostituta. Të gjithë ata që më njohin mendojnë se jam një djalë i sjellshëm, por unë jam një mashtrues e tradhëtar,”- kështu e nis rrëfimin e tij një 44-vjeçar për The Deidre.

Ai tregon më tej se për pesë vitet e fundit mund të ketë bërë seks me gruan dy ose maksimumi tre herë. Sipas 44-vjeçarit, pas lindjes së fëmijëve, pasioni mes tyre u shua dhe ai krijon lidhje të shkurtra e të rastësishme me prostitute, por thellë brenda vetes kërkon të jetë një bashkëshort i mirë. Siç shkruan edhe veë, e shoqja është një grua e nënë e mrekullueshme dhe ai dëshiron ta lërë pas këtë periudhë, por nuk mundet e kërkon ndihmë nga psikologia.

“Unë jam 44 vjeç dhe gruaja ime 42. Ne jemi të martuar për 12 vjet dhe kemi dy vajza tetë dhe gjashtë vjeç. Gruaja ime është kaq e kujdesshme dhe e dashur e një nënë e pabesueshme, kështu që pse e bëj unë këtë? Pse po rrezikoj gjithçka që kam e dua? Është sikur mërzitem dhe si shumica e djemve, shikoj pornografi herë pas here, por më pas përfundoj në faqe internet ku njoh prostitute e krijoj lidhje të rastësishtme. Është shumë e thjeshtë, mjafton të kesh një celular.  Jam përpjekur ta lë pas të kaluarën, që kur u fejova e më pas u martova, por nuk munda. Fëmijët erdhën shpejt dhe seksi u ndal papritur. Ne ndoshta kemi bërë dashuri dy ose tre herë në pesë vjet. Zakonisht jemi të lodhur, ose nuk është kurrë momenti i duhur. Kemi vite që nuk ndajmë të njëjtin shtrat.  Gjatë kësaj kohe, dëshira për të pasur dikë në krah u rindez dhe unë nuk u kam rezistuar dot.  Unë kam bërë seks oral, pa u mbrojtur. Mund të kem shkuar me dhjetëra vajza në vetëm tetë vitet e fundit. Por herën e fundit i thashë vetes, ti nuk do ta bësh më këtë, kurrë më. Dua vërtet të ndryshoj. Nuk I dua më këto vajza në jetën timë, ndihem i turëruar nga gjithçka që kam bërë.  Nuk e di nëse kam një varësi, por dua të jem një burrë e një bashkëshort i mirë,”- shton ai në fund.

Në përgjigje, psikologia i kërkon vullnet për të ndryshuar. Sigurisht, nuk mund të ndodhë kjo gjë pa folur me bashkëshorten e pa e diskutuar me të një gjë të tillë.

“Ti mund të ndryshosh, por do të të duhet vullnet dhe do të kesh nevojë për mbështetje e mirëkuptim. Të paguash për seks do të thotë të mbështesësh një industri të zymtë, shfrytëzuese dhe rrezikon shëndetin tënd gjithashtu. Kjo pasi nuk i njeh ata me të cilët bën seks.  Sigurisht që nuk mund të presësh që gruaja jote të kënaqet me aq pak kohë e dashuri që i jep.  Tregojini asaj se po luftoni me mungesën e intimitetit dhe dashurisë fizike në marrëdhënien tuaj dhe se doni ta riktheni marrëdhënien që keni në rrugën e duhur. Duke qenë se keni kryer marrëdhënie pa mbrojtje, si fillim duhet të shkosh të bësh një kontroll. Ndoshta edhe gruaja juaj ka nevojë për një të tillë. Mund të të ndihmoj edhe më një program që të heq varësinë nga punonjëset e seksit,”- shkruan psikologia.

Marrë dhe përshtatur nga The Sun

(f.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

bota psikologji britani e madhe britani e madhe

Sondazh

Poll