Bota

Kapet i shumëkërkuari në Portugali, si fshihej pas komunikimit me Encrochat

2 Maj 2022, 14:56 Nga DOSJA
Kapet i shumëkërkuari në Portugali, si fshihej pas komunikimit me

PORTUGALI– Një nga njerëzit më të kërkuar në Britaninë e Madhe, Alex Male është vënë në pranga në aeroportin e Lisbonës në Portugali. Ai është kapur teksa futej me pasaportë të falsifikuar.

Shërbimi Portugez i Kufijve dhe Imigracionit (SEF) ka konfirmuar arrestimin e të shumëkërkuarit.

“Pas grumbullimit të të dhënave biometrike dhe konsultimit me bazat e të dhënave në dispozicion të SEF-it, u ngrit një alarm për një individ në bazën e të dhënave të Interpolit. Përveç konfirmimit të shtetësisë së shtetasit, u zbulua se ishte në pritje një urdhër arresti ndërkombëtar,”- thuhet në deklaratë.

Male përdorte një platformë komunikimi të koduar për të shpërndarë drogë në të gjithë rajonin. Ai akuzohet për furnizim me kokainë dhe ketaminë, pastrim parash e trafik armësh. Steve Reynolds, menaxheri rajonal i NCA-së në Spanjë, ku mendohej se Male ishte fshehur, tha: “Alex Male dyshohet se përdor EncroChat për të orkestruar pazare droge me grupe kriminale në të gjithë Jugperëndimin e Anglisë.”

(F.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

bota bota alex male alex male

Sondazh

Poll

Bota 2 Maj 2022, 11:38

Rusia ka rrëzuar një avion luftarak ukrainas

RUSI- Një zëdhënës ushtarak rus Igor Konashenkov, ka njoftuar në një konferencë për shtyp se forcat ruse të armatosura kanë rrëzuar një avion luftarak ukrainas ...