Bota

Finlanda pritet të vendosë për anëtarësimin në NATO më 12 maj

2 Maj 2022, 14:26 Nga DOSJA
Finlanda pritet të vendosë për anëtarësimin në

Finlanda do të vendosë rreth aplikimit për anëtarësim në NATO më 12 maj, raporton gazeta finlandeze Iltalehti, duke cituar burimet e saj qeveritare. Vendimi do të merrej me dy hapa: fillimisht, presidenti finlandez, Sauli Niinisto, do të njoftonte se ka dhënë miratimin, ndërsa grupet parlamentare do ta jepnin miratimin pas tij.

Radio Evropa e Lirë nuk ka mundur t’i konfirmojë këto detaje të dhëna nga gazeta Iltalehti. Debati në Finlandë për anëtarësim në aleancën ushtarake të NATO-s ka nisur qëkur Rusia ka filluar pushtimin e Ukrainës, më 24 shkurt. Debat i ngjashëm është duke u bërë edhe në Suedi.

Të dyja këto vende janë ushtarakisht neutrale tash e sa dekada. Finlanda ndan një kufi prej 1,300 kilometrash me Rusinë, ndërsa Suedia nuk ka kufi direkt me shtetin rus. Rusia ka paralajmëruar pasoja për NATO-n nëse lejon anëtarësimin e Finlandës dhe të Suedisë.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka thënë se zgjerimi i NATO-s nuk do të sillte më shumë stabilitet në Evropë, ndërsa Dmitry Medvedev, anëtar i Këshillit të Sigurisë në Rusi, ka thënë se nëse Finlanda dhe Suedia i bashkohen NATO-s, Moska do të detyrohet të forcojë mbrojtjen e saj në Baltik, duke vendosur edhe armë bërthamore.

Marrë nga REL

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

bota bota finlanda finlanda

Sondazh

Poll

Bota 2 Maj 2022, 11:38

Rusia ka rrëzuar një avion luftarak ukrainas

RUSI- Një zëdhënës ushtarak rus Igor Konashenkov, ka njoftuar në një konferencë për shtyp se forcat ruse të armatosura kanë rrëzuar një avion luftarak ukrainas ...