Bota

E moshuara bie pre e mashtruesve që i vjedhin 100 mijë euro: Më tha nipi të të nis pakon!

2 Maj 2022, 15:37 Nga DOSJA
E moshuara bie pre e mashtruesve që i vjedhin 100 mijë euro: Më

ITALI– Një grua 92-vjeçare ka rënë viktimë e një mashtrimi nga dy persona që kanë arritur t’i vjedhin rreth 100 mijë euro. Ngjarja ka ndodhur në qytetin Genzano të Italisë. Gjithçka filloi përmes një telefonate. Një burrë e telefonoi të moshuarën dhe i thotë se ishte drejtor i një pike poste ku kishte ardhur një pako për nipin e saj, por që duheshin 6 mijë euro për ta tërhëqur. E moshuara u tha fillimisht se nuk kishte para, por mashtruesi këmbëngulte çdo ditë përmes telefonit, deri kur më 30 prill në orën 13:30, 92-vjeçarja e ftoi në shtëpinë e saj për ta parë situatën nga afër.

Ai shkoi bashkë me një kolege aty. Në momentin që u futën brenda shtëpisë, bashkëpunëtorja që e shoqëronte mori një tjetër koleg në telefon dhe ia kaloi të moshuarën duke i thënë që ishte nipi i saj që kërkonte t’i tërhiqej pakoja. Personi nga an tjetër e telefonit arriti ta bindte të moshaurën të paguante paratë, por dy mashtruesit nuk u mjaftuan me kaq. Pasi lanë pakon mbi tavolin, gruaja që shoqërohej nga ai që u prezantua si ‘drejtor poste’ kërkoi që të dile dhe në tuale. Ndërkohë që bashkëpunëtori i saj bisedonte me të moshuarën, gruaja arriti të merrte rreth 100 mijë euro bizhuteri në dhomën e gjumit të 92-vjeçares dhe të dy u larguan nga banesa.

Por, në këtë çast u zbuluan, pasi rastësisht vajza e të moshuarës po shkonte të takonte nënën e saj dhe pikasi dy të huajt që dilnin nga banesa. Pas një bisede me të ëmën zbuloi se bëhej fjalë për një mashtrim, pasi i biri që jetonte jashtë vendit nuk kishte nisur asnjë pako. Kontrolli në banesë zbuloi se ata u kishin vjedhur gjithashtu bizhuteritë. Hetimet vazhdojnë dhe mashtruesit nuk janë identifkuar ende.

(F.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

bota bota genzano itali genzano itali

Sondazh

Poll