Bota

Zelenskyy: Erdogani të vendosë ose me ne ose me Rusinë, jo standard të dyfishtë

2 Maj 2022, 13:00 Nga DOSJA
Zelenskyy: Erdogani të vendosë ose me ne ose me Rusinë, jo

UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymir Zelenskyy ka dhënë një intervistë për televizionin shtetëror grek “ERT”, ku ka komentuar luftën me Rusinë dhe ndikimin e vendeve të treta në përshkallëzimin dhe shuarjen e tensioneve midis Kievit dhe Moskës. 

Teksa theksoi se nuk ka asnjë përparim në lidhje me negociatat e paqes me Rusinë, Zelenskyy iu referua evakuimit të civilëve nga fabrika e çelikut në Mariupol. Ai tha se rusët kanë tentuar të çojnë civilët e evakuuar nga Mariupoli në Rusi. Ndërsa shtoi seAnkaraja mban standarde të dyfishta, pasi nga njëra anë mbështet Ukrainën dhe nga ana tjetër nuk vendos sanksione ndaj Rusisë, duke hartuar paketa turistike për rusët.

“Duhet të bëjmë gjithçka për pasur të gjitha vendet në anën tonë, sepse Ukraina ka nevojë për partnerë dhe miq. Lufta do të përfundojë kur ne të fitojmë. Dhe kjo do të ndodhë së shpejti. Negocimi i Erdoganit? Duhet të vendosë ose me ne ose me Rusinë, jo standard të dyfishtë,”-tha ai.

Ai vuri në dukje se Ukraina nuk dëshiron të jetë e pavarur me fjalë, por në vepra.

Marrë nga ertnews

LAJMI KRYESOR: LUFTA/ Evakuime nga Azovstal, bombat bien në fabrikë, Zelenskyy: 100 civilë të shpëtuar

(k.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

bota bota volodymir zelenskyy volodymir zelenskyy

Sondazh

Poll

Bota 2 Maj 2022, 11:38

Rusia ka rrëzuar një avion luftarak ukrainas

RUSI- Një zëdhënës ushtarak rus Igor Konashenkov, ka njoftuar në një konferencë për shtyp se forcat ruse të armatosura kanë rrëzuar një avion luftarak ukrainas ...