Bota

Ukraina: “Fantazma e Kievit” është një mit për frymëzim

2 Maj 2022, 15:18 Nga DOSJA
Ukraina: “Fantazma e Kievit” është një mit për

Piloti trim luftarak “Fantazma e Kievit”, i cili rrëzoi 40 avionë luftarakë rusë për të mbrojtur kryeqytetin, është thjesht një mit, ka pranuar Ukraina. Dailymail shkruan se “Fantazma” ishte një simbol frymëzues i rezistencës së palëkundur të Ukrainës kundër pushtimit rus.

Majori i Forcave Ajrore Stepan Tarabalka, 29 vjeç, u identifikua gabimisht si ‘Fantazma’ në raportet e mediave, duke e shtyrë ushtrinë ukrainase të shpërndante përfundimisht mitin. Forcat ajrore shkroi përmes Facebook-ut të shtunën: Fantazma e Kievit është një legjendë super-heroi, karakteri i të cilit u krijua nga ukrainasit!

Tarabalka ishte një pilot i vërtetë që vdiq në betejë më 13 mars. Atij iu dha titulli Hero i Ukrainës pas vdekjes, tha forcat ajrore të Ukrainës muajin e kaluar. Por ai nuk ishte fantazma e Kievit.

“Informacioni për vdekjen e Fantazmës së Kievit është i pasaktë. Fantazma e Kievit është e gjallë, ai mishëron shpirtin kolektiv të pilotëve shumë të kualifikuar të Brigadës së Aviacionit Taktik, të cilët po mbrojnë me sukses Kievin dhe rajonin,” shkruan forcat ajrore të Ukrainës.

Legjenda u shfaq vetëm një ditë pasi Rusia pushtoi Ukrainën më 24 shkurt, pasi përdoruesit e mediave sociale filluan të përhapin pretendimet e një piloti anonim luftarak, i cili kishte rrëzuar i vetëm shumë avionë rusë.

(I.A/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

bota bota fantazma e kievit lufta ukraine-rusi stepan tarabalka fantazma e kievit lufta ukraine-rusi stepan tarabalka

Sondazh

Poll

Bota 2 Maj 2022, 11:38

Rusia ka rrëzuar një avion luftarak ukrainas

RUSI- Një zëdhënës ushtarak rus Igor Konashenkov, ka njoftuar në një konferencë për shtyp se forcat ruse të armatosura kanë rrëzuar një avion luftarak ukrainas ...