Aktualitet

Demokratët të ndarë dhe për festa, Boçi e Alibeaj shmangin njëri-tjetrin në Elbasan

2 Maj 2022, 13:43 Nga DOSJA
Demokratët të ndarë dhe për festa, Boçi e Alibeaj

TIRANË– Përçarja e demokratëve vihet re edhe për festa. Sot, në pritjen zyrtare të organizuar nga myftiu i Elbasanit, nënkryetari i grupit të Partisë Demokratike, Luçiano Boçi dhe Enkeld Alibeaj, kanë shkuar të ndarë. I pari në takim ka mbërritur Luciano Boçi, i cili shoqërohet nga kreu i PD në Elbasan, Blendi Himçi i dalë nga zgjedhjet e zhvilluara së fundmi. Përpara mediave, Boçi refuzoi tu përgjigjej shumë pyetjeve në lidhje me politikën, duke shtuar se sot është një ditë feste e se duhet folur për gëzimin, lumturinë e shpresën. I pyetur se përse po e shmangte një takim me Alibeajn, Boçi tha se nuk e kishte idenë që deputeti do të shkonte gjithashtu në Elbasan.

“Sot është një ditë feste, për politikë flasim 364 ditë, sot flasim për shpresën, për të mirë, gëzimin dhe lumturinë. Këto do të vijnë bashkë me ngjarjen e tjera që i mirëpresim. Bashkimi është proces, shpresa është proces, dhe të gjitha duhet që së bashku t’i shërbejnë të mirës së vendit. Jo fare, unë nuk e dija që do të vinte, madje lajmin po e marr nga ju. Do isha shumë i lumtur që bashkë me Alibeajn dhe kryetarin e PD të ishim së bashku në këtë pritje shumë të ngrohtë,”- tha Boçi.

Pas largimit të tij, në të njëjtin vend mbërriti Enkeld Alibeaj dhe deputeti Dashnor Sula. Edhe Alibeaj tha se kishte vendosur që në ditë të tilla, ta linte politikën jashtë.

“Është ditë e shënuar për të gjithë besimtarët myslimanë. Është një ditë për ta vlerësuar, pas një muaj sakrifice, agjërimi. Pata një ftesë nga myftiu i Elbasanit, me shumë dëshirë erdha. Sigurisht më lejoni që në një ditë feste të tillë politikën ta lëmë jashtë. Është e udhës që për ditë të tilla dhe festa të tilla është më mirë t’i lëmë shqiptarët veçse të gëzojmë. Faleminderit paçi të mira e mirësi,”- tha Alibeaj ndër të tjera.

(f.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

kryesore politike enkelejd alibeaj luciano boci enkelejd alibeaj luciano boci

Sondazh

Poll