Aktualitet

Nëna vrau foshnjen/”Ka humbur lidhjen me realitetin”, mjekja: Ajo tha se flet me xhindet

2 Maj 2022, 10:46 Nga DOSJA
Nëna vrau foshnjen/”Ka humbur lidhjen me realitetin”, mjekja:

KORÇË– Mjekja neuropsikiatre Nikolina Bode deklaroi ditën e sotme para gazetarëve, se gruaja e cila vrau fëmijën nuk pranonte të mjekohej. Ekspertja thotë se gruaja vuan nga probleme serioze të shëndetit mendor dhe e ka humbur lidhjen me realitetin. Bode shprehet se familjarët e kanë konstatuar shtatzëninë e 40-vjeçares në muajin Dhjetor të vitit të kaluar, atëherë kur shtatzënia ka qenë e dukshme. Ata kanë tentuar ta vizitojnë, por 40-vjeçarja ka kundërshtuar. Gruaja, sipas mjekes, është diagnistikuar me probleme të shëndetit mendor 3 vite më parë, por nuk pranonte të mjekohej. 

‘Sot ishte dita e parë që u njoha në rrjetet sociale me këtë ngjarje. Pre tre vitesh është e sëmurë mendore, ka qënë në qendrën e sëmundjeve mendore para 1 viti. Terapia e dhënë nga mjeku nuk është marrë nga pacientja. Familjarët thonë se e kanë shoqëruar. Ajo është e sëmurë, jashtë realitetit, e quan veten e saj një person tjetër, jo ajo që është në të vërtetë dhe thotë se fëmijën nuk e ka lindur ajo. Në këtë rast vepron ligji i shëndetit mendor, shtrim i detyruar me vendim gjykate dhe hospitalizim. Nuk më përleu që jetonte vetëm më një fëmijë autik të vetëm tha mjekja për Klan Neës. 

Ndërkohë për Balkanweb ajo ka deklaruar se gruaja i kishte pohuar se flet me xhindet.

LAJMI KRYESOR: Horror në Korçë! Nëna e lindi dhe e futi në valixhe, humb jetën foshnja. U gjet pas 1 muaji

(a.b)/dosja.al

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet nena vret foshnjen ne korce nikolina bode nena vret foshnjen ne korce nikolina bode

Sondazh

Poll