Aktualitet

Horrori në Korçë, PIKËPYETJET që ngre fetusi në valixhe, roli i burrit e familjarëve

2 Maj 2022, 14:29 Nga DOSJA
Horrori në Korçë, PIKËPYETJET që ngre fetusi në

KORÇË– Ngjarja e zbuluar në Korçë përveçse sjell një skenar të filmave horror, ngre edhe shumë pikëpyetje për përfshirjen e personave të tjerë që me veprimet e mosveprimet e tyre bënë që t zbulohej një muaj më vonë një fetus i vdekur në një valixhe në dollap. Një telefonatë e Klodi Hasimllarit, bashkëshortit të 40-vjeçares alarmoi policinë kur kërkoi që t’i shkonin efektivët në shtëpi pasi e shoqja kishte mbytur fëmijën e saj dhe e kishte futur në një valixhe duke e mbajtur për një muaj në dollap.

Bashkëshorti i kthyer prej një muaji nga Greqia tregoi se vetëm sot ka mundur të gjejë valixhen dhe ka njoftuar policinë. Ai shumicën e kohës jetonte në vendin fqinj dhe e shoqja rrinte në shtëpi me fëmijën e tyre që ishte autik e vetëm 15 vjeç. Për herë të fundit ishte larguar para 5 muajsh dhe një muaj më parë ishte kthyer. Gruaja ndodhet në maternitetin e qytetit dhe mjekja neuro-psikiatre tha se 40-vjeçarja prej 1 viti ishte diagnostikuar me depersonalizim, por nuk është mjekuar.

“Sipas familjarëve ishte prej 3 vitesh e sëmurë me probleme të shëndetit mendor dhe para një viti ka qenë e kartelizuar. Ka bërë një injeksion në muajin gusht, por terapinë orale të dhënë nga mjeku nuk e ka marrë rregullisht. Është e sëmurë, e pamjekuar, jashtë realitetit. Ajo e quan veten një person tjetër dhe se fëmija është lindur nga një person tjetër që nuk është ajo. Ajo është jashtë realitetit, e papërgjegjshme. Në këtë rast duhet shtrim i detyruar në spital dhe shtrim afatgjatë,”– thotë mjekja.

Edhe deklaratat e të afërmve bien në kontradikta….

Nëna e 40-vjeçares thotë se nuk e dinte që e bija ishte shtatzënë, diçka krejt e pabesueshme kjo, kur jetojnë në të njëjtën zonë.

“Ishte ishte e sëmurë, unë e shtrova në spital. Nuk dija gjë për shtatzëninë, ishte me burrin. Ishte në Greqi ai dhe erdhi,”- thotë e ëma.

E sidomos nëse shtojmë dhe faktin që familjarët e tjerë kanë rrëfyer për gazetarët jashtë kamerave se gruaja nuk dilte shpesh nga shtëpia, por për herë të fundit që e kishin parë në dhjetor, e kishte barkun e rritur dhe dukej që ishte në pritje të një fëmije.

Por edhe Hasimllari, bashkëshorti i 40-vjeçares nuk është shumë i qartë në dëshminë e tij teksa flet për gazetarët, duke hapur vetëm pakëz derën e jashtme të shtëopisë, ai hedh dyshime se fëmija mund edhe të mos jetë i tiji.

“Ndenja 5 muaj në Greqi, kam 1 muaj që jam kthyer. Dyshimet janë që ka abortuar para një muaji, pak para se të vija unë. Jetonte vetëm me djalin. Nuk e di, mbase dhe s’është i imi,”- tregon ai.

Por çfarë ka ndodhur në të vërtetë në Korçë? Si fillim mjekët duhet të sqarojnë nëse 40-vjeçarja ka lindur apo ka abortuar? I kujt ishte fëmija? A ka vuajtur gruaja në fjalë nga ndonjë abuzim seksual? Mos vallë fëmija është produkt i një përdhunimi? A ka gisht bashkëshorti i 40-vjeçares në këtë ngjarje? Si ka jetuar një muaj në banesë dhe nuk e ka vënë re valixhen me fetusin e vdekur në dollap?

Shumë pyetje, pa përgjigje….

(F.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet klodi hasimllari nena vret foshnjen ne korce klodi hasimllari nena vret foshnjen ne korce

Sondazh

Poll