Aktualitet

Aksidenti te Lana! Procedohet shoferi i autobusit, dy pistat e hetimit

2 Maj 2022, 12:07 Nga DOSJA
Aksidenti te Lana! Procedohet shoferi i autobusit, dy pistat e hetimit

TIRANË– Muhamed Kyçyku, shoferi i cili po drejtonte autobusin ‘Go Green’ që përfundoi në lumin Lana, është vënë nën hetim nga Policia e Shtetit. 62-vjeçarin është nën hetim pasi akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. Sipas Policisë, ai është përplasur me mjetin me drejtues personin me inicialet J.R., e për pasojë të dy përfunduan në lumin Lana.

Vetë shoferi i autobusit ka deklaruar se po futej në stacion për të marrë pasagjerët por në një moment ka dalë jashtë kontrollit duke marrë xhiro shpejtësie, ndërsa shtoi se frenat nuk i punonin. Megjithatë dyshohet edhe për një parakalim të gabuar të shoferit të veturës në momentin që autobusi kishte ndezur sinjalin e bllokimit të krahut.

NJOFTIMI I POLICISË:

Specialistët e Qarkullimit Rrugor proceduan penalisht shtetasin M. K., 62 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi duke drejtuar mjetin tip autobus, është përplasur me mjetin me drejtues shtetasin J. R., dhe si pasojë e aksidentit, dy mjetet kanë rënë në lumin Lana.

Edhe pse kanë kaluar tre ditë që nga aksidenti, autobusi qëndron ende mbi lumin Lana ndërsa makina që zuri poshtë është nxjerrë. Në prokurori dosja është regjistruar për kundravajtje penale. Mbrëmjen e së premtes, pesë persona u plagosën dhe banorët e zonës nxituan të nxirrnin nga makina dy të rinjtë që ishin brenda automjetit tip “Benz” të kthyer përmbys poshtë autobusit. Ata janë identifikuar si Jurgen Rama, 27 vjeç shoferi dhe A. H., 27 vjeç, pasagjeri i mjetit. 

(A.B)/Dosja.al

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet muhamed kyçyku shmanget tragjedia me autobusin ne tirane muhamed kyçyku shmanget tragjedia me autobusin ne tirane

Sondazh

Poll