Aktualitet

Foshnja e pajetë brenda banesës! Burri i shokuar: Më tha linda dhe e futa në valixhe

2 Maj 2022, 11:03 Nga DOSJA
Foshnja e pajetë brenda banesës! Burri i shokuar: Më tha linda

KORÇË– I frikësuar e duke qëndruar në cep të derës, burri i cili gjeti foshnjen e pajetë brenda banesës ka folur për mediat. Duke qëndruar pas derës, ai deklaroi se ka mbërritur në Korçë para disa muajsh. Ai dyshon se gruaja ka abortuar para se të vinte ai në Shqipëri.

“Më duket se pashë një foshnjë në valixhe në shtëpi. Më vinte erë e keqe nga dhoma e gjumit, shkova kontrollova në dollapin e rrobave dhe pashë në valixhe një fëmijë. Unë kam më tepër se 1 vit që shkoj e vij nga Greqia sepse mundohem të mbaj familjen me bukë. Isha në Korçë para 5 muajsh, prandaj s’jam i sigurt nëse foshnja është e imja apo jo. Kisha 5 muaj pa ardhur në Korçë. Pyesja gruan po ajo më fliste në vetën e tretë duke përmendur emrin e saj pa e ditur që po fliste për veten. Thoshte që “M…” (emri shkurt i 40-vjeçares) ka lindur fëmijë dhe e ka futur në valixhe. Jam shumë i tronditur nga ajo që pashë.”

LAJMI KRYESOR: Horror në Korçë! Nëna e lindi dhe e futi në valixhe, humb jetën foshnja. U gjet pas 1 muaji

(a.b)/dosja.al

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet nena vret foshnjen ne korce nena vret foshnjen ne korce

Sondazh

Poll