Aktualitet

‘Çmenden’ urbanët! Pas përfundimit në Lanë, autobusi përplaset me stacionin e pasagjerëve

2 Maj 2022, 11:17 Nga DOSJA

TIRANË– Nuk kanë fund aksidentet me autobusa në Tiranë. Pasi autobusi ‘Go Green’ përfundoi në Lumin Lana, një tjetër urban i kryeqytetit është përfshirë në aksident. Autobusi i linjës së ‘Qyteti Studenti’ – ‘Jordan Misja’ është përplasur në kabinën e stacionit e pasagjerëve në bulevardin ‘Zogu i Parë’ pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 13:00 dhe autobusi drejtohej nga shoferi i identifikuar si D.Sh., ndërkohë që grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. Fatmirësisht nga përplasja nuk ka pasur persona të lënduar mirëpo shihet qartë që mjeti ka pësuar dëmtime të shumta.

NJOFTIMI I POLICISË:

Më datë 02.05.2022, rreth orës 13:00, në bulevardin “Zogu I”, shtetasi D. Sh., duke drejtuar autobusin e linjës së Tiranës së Re, dyshohet se është përplasur me mbulesën e vendqëndrimit të stacionit të autobusit. Si pasojë ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Tre ditë më parë një autobus i linjës së ‘Unazës’ doli nga rruga e përfundoi në Lanë. Nga ky aksident u plagosën 5 persona dhe paniku ishte i madh. Autobusi ende qëndron mbi Lanë, veprim ky që sipas Bashkisë do të shërbejë për sensibilizimin e drejtuesve të mjeteve.

(a.b)/dosja.al

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet perplaset autobusi ne tirane tirane perplaset autobusi ne tirane tirane

Sondazh

Poll