Aktualitet

Kontrolle ‘blic’ në Elbasan, Policia zbërthen zonën ku u bë modifikimi i furgonit për grabitjen e Rinasit

18 Korrik 2019, 16:52 Nga DOSJA
Kontrolle ‘blic’ në Elbasan, Policia zbërthen zonën

ELBASAN– Policia e Shtetit ka ushtruar kontrolle “blic” në Elbasan për kanabis që mund të kenë kultivuar banorët.

Aksioni është zhvilluar në fshatin Karakullak njësia administrative Bradashesh, në zonën ku u bë modifikimi që përdorën për grabitjen e Rinasit.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se kontrollet policore janë zhvilluar në rreth 30 pika, të cilat janë magazina, servise dhe varreza makinash për të konstatuar ndonjë shenjë lëndësh narkotike. Nga kontrollet bëhet me dije se nuk është gjetur asgjë.

Theksojmë se ky nuk është i pari operacion që zhvillohet në kuadër të zbulimit të drogës dhe armëve në qytetin e Elbasanit, pasi më datë 1 korrik, RENEA zbarkoi në Elbasan,një ditë pas vrasjes së 22-vjeçarit Klevi Baho dhe gjeti një arsenal me armë të softistikuara. Lajmi u bë publik më datë 9 korrik dhe kjo gjë ershi pasi Specialist i Krimeve Edvin Gjyli dhe Inspektori i Krimeve të Rënda Eduart Hasani nxorrën informacion në lidhje me operacionin e zhvilluar.

Dy efektivët janë pezulluar nga detura ndërsa në lidhje me arsenalin e armëve të gjetura është shpallur në kërkim pronari i karburantit ku u gjet magazine me armë, Ilir Beko.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet karakullak operacioni ne elbasan karakullak operacioni ne elbasan

Sondazh

Poll