Aktualitet

Zbrazet e teatrit/ Reagojnë artistët: Hipokrizi, s’kemi parë asnjë dokument (Foto)

18 Korrik 2019, 10:21 Nga DOSJA
Zbrazet e teatrit/ Reagojnë artistët: Hipokrizi, s’kemi

Tiranë- Për zbrazjen e Teatrit Kombëtar kanë reaguar edhe artistët të cilët kanë deklaruar se ky është një provokim.

Edmond Budina është shprehur se ky është një provokim i hapur dhe se e gjitha bëhet për të vjedhur truallin e teatrit.

“Duan të vjedhin truallin dhe Teatrin Kombëtar për të pastruar paratë e pista. Por le ta ndërmarrin këtë hap dhe do ta shohin reagimin që do të marrin, ne do të jemi këtu.Dikush tha që ky urdhër ka ardhur nga ministria por nuk kemi parë një document për këtë gjë. Është kthyer dy herë nga Presidenti i Republikës ky ligj që në mënyrë më kriminale dhe mafioze po tenton të shemb Teatrin. Kjo hipokrizi në këtë vend në këtë formë duhet të marri fund dhe qytetarët e Tiranës duhet të reagojnë dhe t’i japin përgjigje”, tha Budina.

Ndërsa Kastriot Çipa u shpreh se procesi i shembjes së Teatrit në çdo formë ligjore është i pamundur deri në Shtator për shkak të mbylljes së sesionit parlamentar.

“ Shembja nuk mund të ndodh deri në Shtator, por mund të ketë një “zjarr aksidentental;” siç ndodh shpesh për zhvillimin e biznesit. Por zjarrvënësit duhet të dinë se nëse bie zjarr aksidentalisht në Teatër, mund të bie gjithandej edhe në ndonjë shtëpi në Surrel. Përvoja tregon se zjarri bie aty ku nuk ka njerëz që punojnë, kështu ka ndodhur edhe në disa qytete të tjera, kështu mund të ndodhi edhe me Teatrin Kombëtar”, tha Çipi.

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet reagojnë artistët zbrazet e teatrit reagojnë artistët zbrazet e teatrit

Sondazh

Poll