Ndryshime revolucionare në median e Hysenbelliut, ikin gazetarët e “News24”, vjen Sokol Balla
18 Korrik 2019, 14:16Nga DOSJA
TIRANË– Televizioni “News 24” do të pësojë ndryshime revolucionare pasi tashmë drejtimin e tij do ta marrë gazetari Sokol Balla.
Burime për CNA.al u shprehën se media e biznesmenit Irfan Hysenbelliu do të ketë edhe zhvillime të tjera në strukturën e tij pasi pritet të konfirmojë zërat e largimit të Ylli Rakipit, me emisionin Të Paekspozuarit.
“Gjithçka ka ndodhur pas disa problemeve të forta ekonomike të biznesmenit Hysenbelliu. Gjithashtu, në qarqet mediatike flitet edhe për një takim të Endri Fugës me Hysenbelliun, dhe një pazar me kryeministrin Edi Rama për të bërë të mundur kontrollin e këtij televizioni, i cili kohët e fundit ka qënë një nga zërat më të fortë dhe më të ashpër kundër qeverisë, me dy emisionet goditëse, si “A Show”, nga Adi Krasta dhe “Të Paekspozuarit” e Ylli Rakipit, me Fatos Lubonjën dhe Andi Bushatin,”– shkruan CNA më tej.
Gjithashtu mësohet se gazetari Sokol Balla ka njoftuar miqtë e ngushtë për largimin e tij nga Vizion Plus, dhe kalimin në televizionin e “News24”.
Vitin e shkuar, Balla mori drejtimin e Vizion Plus pasi u largua nga Top Channel.
(f.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË– Drejtuesja e misionit të OSBE-ODIHR në Shqipëri Audrey Glover me anë të një letre dërguar drejtorit të Policisë Ardi Veliut, i shpreh mirënjohje pë...
KSAMIL- IKMT ka zbarkuar ditën e sotme në Ksamil për të prishur një objekt që funksionon si lokal, por që ka hasur me kundërshtinë e ashpër të banorëve.Mësohet...
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka njoftuar se është përhapur sërish virusi vdekjeprurës “Ebola”, duke shpallur kështu emergjencën botërore.Virusi vdekjeprur...
TIRANË– Domi Vuksani i njohur ndryshe edhe si Nikel Vuksani është vënë në pranga ditën e sotme. 40-vjeçari, i lindur në Shkodër u arrestua nga Polic...
Tiranë- Për zbrazjen e Teatrit Kombëtar kanë reaguar edhe artistët të cilët kanë deklaruar se ky është një provokim.Edmond Budina është shprehur se ky është një...
KRUJË– Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Krujës të cilët akuzohen për kultivim dhe trafikim të lëndëve narkotive. Mësohet se bëhet fjalë ...
Tiranë- Godina e Teatrit Kombëtar po zbrazet. Puna ka nisur që prej mëngjesit të sotëm. Një urdhër i Ministrisë së Kulturës është dhënë për heqjen e materialev...
JAPONI- Të paktën 23 vetë kanë mbetur të vdekur mëngjesin e kësaj të enjteje, dhe dhjetëra të plagosur pas një sulmi të dyshuar në një studio të animacionit në ...