Aktualitet

Kapet me armë zjarri në banesë, arrestohet 25-vjeçari në Korçë

18 Korrik 2019, 10:55 Nga DOSJA
Kapet me armë zjarri në banesë, arrestohet 25-vjeçari

Korçë- Në prangat e policisë së Korçës ka rënë një 25-vjeçar pasi pasi gjatë kontrollit në banesë iu gjet një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.

Nga policia është arrestuar Xh.B, 25 vjeç, banues në fshatin Porodinë, Korçë.

Njoftimi i policisë:

Korçë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Porodina”

Goditet një rast i armëmbajtjes pa leje .

Arrestohet në flagrancë një shtetas pasi gjatë kontrollit në banesë iu gjet një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.

Në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor “Porodina”, si rezultat i të cilit u bë bë kapja dhe arrestimi në flagrancë të shtetasit Xh.B, 25 vjeç, banues në fshatin Porodinë, Korçë.

Në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore se ky shtetas qarkullonte me armë zjarri në automjet, shërbimet e policisë e kanë lokalizuar në lagjen nr.1, në Korçë dhe kanë ndaluar për kontroll automjetin që drejtohej nga ky shtetas, ku gjatë kontrollit fizik dhe në automjet Policia gjeti dhe sekuestroi një shkop gome.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë me fishekë, të cilat i mbante pa leje.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.

J.V/Dosja.al

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet armëmbajtje pa leje në korçë arrestohet 25 vjeçari në korçë armëmbajtje pa leje në korçë arrestohet 25 vjeçari në korçë

Sondazh

Poll