Aktualitet

Arrestohet kreu i organizatës kriminale në Shkodër, si e ndërroi identitetin për t’ju shmangur karabinierëve (Emri)

18 Korrik 2019, 11:21 Nga DOSJA
Arrestohet kreu i organizatës kriminale në Shkodër, si e

TIRANË– Domi Vuksani i njohur ndryshe edhe si Nikel Vuksani është vënë në pranga ditën e sotme. 40-vjeçari, i lindur në Shkodër u arrestua nga Policia Kufitare e Rinasit në bashkëpunim me Interpol Tirana, pasi kërkohej nga drejtësia italiane.

Domi Vuksani rezulton i dënuar nga drejtësia italiane me 12 vjet burg për veprat penale “Organizatë kriminale” dhe “Trafik i lëndëve narkotike”, dhe për t’ju shmangur arrestimit kishte ndërruar identitetin e tij dhe njihej si Nikel Vuksani.

Vuksani tashmë do ët ekstradohet drejt Italisë ku do të vuajë dënimin. 

Njoftimi zyrtar nga Rinasi

Policia Kufitare e Rinasit në bashkëpunim me Interpol Tirana, arreston në Rinas një shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprat penale “Organizatë kriminale” dhe “Trafik i lëndëve narkotike”.

Arrestohet në hyrje për në Shqipëri 40-vjeçari, i dënuar nga drejtësia italiane me 12 vjet burg.

Shërbimet e Komisariati të Policisë Kufitare Rinas në bashkëpunim me Interpol Tirana, pas verifikimeve të imtësishme të bërë në sistem të të dhënave të 40-vjeçarit, i cili kishte ndërruar gjeneralietet me qëllim shmangien e dënimit në Itali, kanë bërë arrestimin provizor me qëllim ekstradimi në Itali të shtetasit shqiptar Domi Vuksani alias Nikel Vuksani, 40 vjeç, lindur në Shkodër.

Shtetasi Domi Vuksani ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma në vitin 2014, pasi Gjykata e Firences/Itali e ka dënuar me 12 vjet burg për veprat penale “Organizatë kriminale” dhe “Trafik i lëndëve narkotike”.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet rkeu i organizates kriminale domi vuksani nikel vuksani arrestohet rkeu i organizates kriminale domi vuksani nikel vuksani

Sondazh

Poll