Aktualitet

E kishte humbur gjatë trazirave të 1997, shqiptari ‘gjen’ këmbën e prerë në paketë cigaresh

18 Korrik 2019, 16:23 Nga DOSJA
E kishte humbur gjatë trazirave të 1997, shqiptari ‘gjen’

Shqiptari, i cili jeton në lindje të Francës pa që fotoja është vendosur në një pako cigareje të Bashkimit Europian me mbishkrimin: “Pirja e duhanit bllokon arteriet e gjakut”

Por e vërteta është se ai e ka humbur këmbën e tij gjatë trazirave të vitit 1997 në Shqipëri. Ndërkokhë avokatët e tij po kontaktojnë Komsionin Europian për të zbuluar se çfarë ka ndodhur.

“Është e pabesueshme që një person sheh që fotoja e tij është përdorur në një paketë cigaresh pa miratim. Klienti im ndihet i tradhëtuar,dhe i është lënduar duke parë këmbën e tij të prerë në një paketë cigaresh. Duhet ta pranojmë se kjo nuk është e këndshme,”-tha avokati Antoine Fittante.

Ishte djali  i 60 vjeçarit ai që e kishte parë rastësisht foton kur kishte blerë një paketë cigaresh në Luksemburg vitin e kaluar. Tanimë avokatët kanë kontaktuar spitalin për të mësuar se si është shpërndarë fotoja.

Marrë nga Francebleu

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet kemba e prere ne paketen e duhanit shqiptari humb kemben kemba e prere ne paketen e duhanit shqiptari humb kemben

Sondazh

Poll