Sport

“Nëndetësja e Verdhë” dekori i tribunave, “La Cerámica” gati për Liverpoolin

2 Maj 2022, 05:21 Nga DOSJA

SPANJE – Çdo ndihmë për Villarrealin, që do të ndihmonte për të përmbysur shifrat 2-0 të ndeshjes së parë të Liverpoolit në “Anfield” dhe arritur kualifikimin në finalen e parë të Champions League, do të ishte e mirëpritur. Kjo është dhe arsyeja pse klubi dhe tifo-grupet e mbështetësve do të përkushtohen gjatë gjithë ditës të së martës, me synimin për të gjeneruar atmosferën e rasteve të mëdha.

Pavarësisht rezultatit të ndeshjes, e vërteta është se e marta, do të jetë mbyllja e një sezoni të lavdëruar në Champions League, ku lojtarët nga Castellón kanë bërë edhe një herë histori. Kapërcimi i fazës së grupeve, me rivalë si Atalanta dhe Manchester United konsiderohej në atë kohë, si një meritë e rëndësishme nga klubi në La Plana.

Pa dyshim që nuk kishte marrë parasysh çmenduritë e eliminimit të dy prej më të mëdhenjve, si Juventusi dhe Bayern Munich. Kjo është edhe arsyeja pse tifozët verdhezi janë të gatshëm të shijojnë bukurinë e një dite të re për t’u kujtuar, siç do të jetë sfida ndaj Liverpool të martën në mbrëmje.

Me të hyrë në stadium, klubi ka përgatitur një banderole që do të mbulojë thuajse të gjitha tribunat e stadiumit. Në preferencë, motoja “Endavant” do të duket e mrekullueshme, ndërsa inicialet e klubit (CVF) dhe një nëndetëse e madhe e verdhë do të jenë në sfond. Kjo, edhe pse klubi dhe tifozët do të jenë të vetëdijshëm për parashikimin e motit të pafavorshëm për atë ditë dhe që mund të njollosë ngjarjet.

B.T (Dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

sport sport ai nuk do të jetë as nesër ndaj villarrealit champions league deri tani villarreali i unai emery ai nuk do të jetë as nesër ndaj villarrealit champions league deri tani villarreali i unai emery

Sondazh

Poll