Sport

Pochettino: “Nuk mund të flasësh për Leon. Ai është në nivelin e Maradonës!”

2 Maj 2022, 05:13 Nga DOSJA
Pochettino: “Nuk mund të flasësh për Leon. Ai

FRANCE Me sezonin pothuajse të përfunduar, është koha për të rishikuar të mirat dhe të këqijat e një PSG-je, të kushtëzuar nga eliminimi i hershëm në Champions League. Një pikë që kushtëzon edhe analizën globale, pavarësisht fitimit të titullit kampion në Francë.

Fishkëllimat, për të gjithë, përveç Mbappes, përmblidhnin pakënaqësinë e një turme tifozësh, që nuk kanë kursyer dhe kanë fishkëllyer gjithashtu edhe Messin.

“Ta gjykosh atë në këtë mënyrë është e padrejtë. Sezoni i ardhshëm do të jetë ndryshe për të. Ka qenë viti i parë i të mësuarit”,- komenton Pochettino në “Europe 1”.

Trajneri i PSG-së e ka mbrojtur që në fillim bashkëkombasin e tij: “Nuk mund të flasësh asnjë fjalë për Leon. Ai është në nivelin e Maradonës. Është e qartë se ndryshimi nga Barcelona në Paris kërkonte një proces përshtatjeje. Dhe ishte e natyrshme që rrethanat që nuk e lejonin atë të ndihej rehat si në shtëpi pas 20 vitesh në të njëjtin vend, ku ishte standardi i madh i klubit,”– nënvizon Pochettino.

Në çdo rast, trajneri nga Santa Fe beson se pas pak muajsh, Messi do të ofrojë sërish versionin e tij më të mirë. Javët e fundit, ishin shumë më të mira se kur filloi te PSG, shprehet drejtuesi argjentinas i skuadrës pariziene.

B.T (Dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

sport sport ka akuzuar mauricio pochettinon lionel messin të largohej tranjeri pochettino ka akuzuar mauricio pochettinon lionel messin të largohej tranjeri pochettino

Sondazh

Poll